• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java e ardhshme vendimtare për reformën në Drejtësi

by A R
04/05/2016 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Java e ardhshme duket se do të jetë vendimtarja për fatin e reformës në drejtësi, kur do të hidhet në votim në parim dhe nen për nen në Komisionin e Posaçëm projekti i diskutuar deri më tani.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, u shpreh se, “tashmë kemi një projekt të rishikuar mbi bazën e opinionit final të Komisionit të Venecias dhe të debatit të diskutuar në komision nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë. Sot kemi një projekt-kushtetues që nuk mban thjesht vulën e ekspertëve ndërkombëtar apo ekspertizës së Venecias, por mban mbështetien euro-amerikane, mban sot mbeshtetjen e eksportizës më të mirë të EURALIUS-it, OPDAT-it, mban mbështetje e Washingtonit dhe të Brukselit”.

“Koha nuk është më për llafe pasi janë ezauruar, por është koha për të demonstruar vullnet dhe gatishmëri për ta votuar projektin”, tha Xhafaj.

I pyetur nga mediat se a duhet votuar në parim, Xhafaj tha se, “pati një propozim nga përfaqësuesit e maxhorancës për ta votuar sot në parim projektin-kushtetues, por opozita kërkoi më shumë kohë dhe ramë dakord ta mirëkuptojmë opozitën dhe ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi për të shqyrtuar projektin dhe për ta votuar në parim”.

“Tashmë është momenti për të bërë punë konkrete dhe java që vjen do të jetë deçizive për ta shtyrë procesin përpara, pasi do të mbledhë rregullisht Komisionin e Posaçëm Parlametar për të diskutuar projektin nen për nen për ta votuar atë në tërësi dhe për t’ja kaluar atë Kuvendit për të ndjekur debatin parlamentar dhe për ta shoqëruar projektin edhe me një sërë projekt-ligjesh të rëndësishme që e jetësojnë këtë projekt të rëndësishëm kushtetues”.

“Janë disa ligje që do të duhet të shqyrtohen shumë shpejt në komision. Koha është në limit dhe është koha për të punuar”, tha Xhafaj.

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi tha sot pas mbledhjes së Komisionit të Reformës në drejtësi se, opozita ka rënë dakord me komponentin anti-korrupsion për reformën në drejtësi. Halimi u shpreh se ditën e hënë do të shprehen për draftin.

“Opozita ka dhënë dakordësin e saj dhe pasi drafti i fundit ndryshon nga drafti i shtatorit dhe drafti i janarit. Dhe unë besoj se komponenti që ka të bëjë me luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë janë shqetësimi i shqiptarëve dhe për këtë ne jepim dakordësinë tonë në parim”, tha Halimi.

“Lidhur me ngritjen e institucioneve të reja kushtetuese opozita ka shprehur shqetësime lidhur me ngritjen dhe funksionimin e tyre, me kapjen që kërkohet t’i bëhet. Gjyqtarët ndihmojnë njëri tjetrit për ti shpëtuar drejtësisë. Sot në morëm draftin dhe deri ditën e hënë do të shqyrtojmë të gjithë komponentët”, u shpreh ai.

Ditën e hënë, vijoi Halimi, “do të diskutohet lidhur me draftin final dhe do të ecet me komponentëet e tjerë. Komponenti antikorrupsion jemi gati ta votojmë që javën tjetër”.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu bindjen se reforma në drejtësi do të miratohet të hënën. Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike në përfundim të mbledhjes së radhës të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

“Reforma nuk do të dështojë. Të hënën do të votojmë në parim reformën në drejtësi dhe më pas do të ecim me shpejtësi në miratimin nen për nen”, tha Vasili.

Sipas LSI-së, nuk ka më kohë për të humbur dhe drafti duhet të kalojë sa më parë. (javanews.al / a.r)

Next Post

Dieta Plank, dy javë dhe kilet e tepërta do largohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In