• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Java/ Anila Denaj: Krizat politike ndikojnë në investimet e huaja

by Java News
18/01/2020 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave Anila Denaj, të premten, në studion e emisionit “Java” në RTSH është shprehur se krizat politike të shoqëruara me tensione ndikojnë në lëkundjet ekonomike të një vendi, veçanërisht në planet afatmesme dhe afatgjata të një ekonomie kombëtare.

Përballë dy gazetarëve Zogaj dhe Vangjeli, Denaj tregoi se vitin e kaluar, kryesisht gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, krizat dhe tensionet politike ndikuan në ekonominë shqiptare. Sipas saj, impakti i këtij tensioni u shfaq tek numri i turistëve, por edhe tek investimet e huaja në vendin tonë, të cilat kërkojnë gjithmonë të shoohin një stabilitet të madh dhe një vend të qetë.

Megjithatë, në lidhje me bashkëpunimin mes palëve për reformën zgjedhore, Denaj tha se është një lajm i mirë dhe do kërkonte një bashkërëndim mes palëve për reforma të tjera dhe që përmes këtyre bashkëpunimeve të krijohet një progres edhe më i madh për vendin.

“Kjo bisedë, ky bashkërëndim nuk duhet parë i lidhur vetëm me një reform siç është ajo zgjedhore, por duhet parë në të gjitha reformat që Shqipëria ka mbarkuar dhe do mbarkoj pasi jemi në një process”, deklaroi ajo.

Më tej, ministrja u shpreh se shndërrimi i ekonomisë, por edhe vetë jetës sonë drejt një integrimi europian për të cilin gjithë qytetarët kanë dëshirë dhe interes dhe sigurisht politikanë kanë përgjegjësinë për t’a realizuar këtë përmes këtij bashkëpunimi.

Anila Denaj: Komunikimi, bashkëpunimi dhe organizimi në të dy kampet politike është një lajm i mirë jo vetëm për këtë javë, por edhe për të gjitha kohërat sepse kjo në radhë të parë do të përkojë me një stabilitet në kuadrin politik, i cili sjell një stabilitet tek të gjithë elementët e tjerë për biznesin vendas dhe të huaj, por gjithashtu edhe për qytetarët. Kjo bisedë, ky bashkërëndim nuk duhet parë i lidhur vetëm me një reform siç është ajo zgjedhore, por duhet parë në të gjitha reformat që Shqipëria ka mbarkuar dhe do mbarkoj pasi jemi në një process. Shndërrimi i ekonomisë, por edhe vetë jetës sonë drejt një integrimi europian për të cilin gjithë qytetarët kanë dëshirë dhe interes dhe sigurisht politikanë kanë përgjegjësinë për t’a realizuar këtë përmes këtij bashkëpunimi.

Lorenc Vangjeli: Ju e gjykoni këtë si një akt të vonuar në kohë që mund të kompromentojë edhe vetë produktin e pritshëm, apo duke perifrazuar kryeministrin “të fitojmë ç’të fitojmë nga koha që n’a e humbi marrëzia reciproke?”

Anila Denja: Unë s’mendoj se ka çështje vonese në qoftë se kushtet janë tani për të biseduar. Është e rëndësishmë se bashkëpunimi i gjithë aktorëve politike të shikohet si i qëndrueshëm dhe afatgjatë dhe kjo gjë të ndodhë në çdo element dhe reformë që do zhvillohet.

Preç Zogaj: Në tërësi nga pervoja juaj, por edhe nga pervoja e vendeve të tjera sa ndikon kriza politike në zhvillimet ekonomike. Ka një lidhje të drejtpërdrejtë apo jo dhe aq?

Anila Denaj: Ka. Në fakt kjo lidhje është e drejtpërdrejtë edhe pse nuk ka tregues sot që në nivel statistikor të matshëm të nxjerrin këtë, por ka tregues që ekonomistët nën zë e përmendin dhe e perifrazojnë. Krizat politike nëse do të jenë të thella krijojnë lëkundje shumë të forta në ekonomi. Neve nuk është se jemi duke jetuar një situatë të tillë, prandaj edhe nuk do ta quaja të tillë, por mos bashkërëndimi dhe bashkëpunimi për reformat do të krijonte një paqëndrushmëri në planet afatmesme dhe afatgjata me një impakt për qytetarët por edhe për bizneset. Ajo që është më e rëndësishme krijojnë pasiguri tek ata që ne i mirëpresim të vijnë dhe të investojnë tek ne. Nëse i referohemi gjashtë mujorit të parë të vitit të kaluar që u shoqërua edhe me tensione por edhe me situata të cilat morën edhe një rol në mediat ndërkombëtare sigurisht që kjo ndikoi, por edhe mund të ndikojë në mënyrë më të tërthortë për përshkallëzimin e kësaj situate. Si tek turistët që pritet të vijën në Shqipëri dhe tek bizneset që kërkojnë të investojnë këtu, por që duan të shohin një vend të qetë.

Next Post
Addio Pietro Anastasi/ Ndërron jetë legjenda e Juventusit dhe e kombëtares italiane

Addio Pietro Anastasi/ Ndërron jetë legjenda e Juventusit dhe e kombëtares italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In