Yoshinori Ohsumi është japonezi që u nderua sot me çmimin Nobel për Mjekësinë për vitin 2016.
71-vjeçari është i njohur për studimet e tij lidhur me vetëshkatërrimin e qelizave dhe se si trupi arrin riciklimin e komponenteve qelizore.
Puna e Ohsumi ka rëndësi shumë të madhe për të shpjeguar se çfarë nuk shkon në një varg sëmundjesh, që nga kanceri deri te parkinsoni.