• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janusz Bugajski vërtetë habit: Rusia mbase e dëshiron sërish luftën Kosovë-Serbi

by Java News
15/05/2017 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Ëashington DC, Janusz Bugajski ka deklaruar se rusët po e përdorin rajonin për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s dhe BE-së.Bugajski në një intervistë për EËB, tha thënë se Rusia ndoshta në një moment dëshiron të rifillojë një luftë në Bosnje, Maqedoni apo në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shkëpusin vëmendjen e NATO-s, me qëllim që ta injektojnë veten si ndërmjetësues.Në pyetjen e EËB nëse është e mundur që një vend të bëhet pjesë e BE pa qenë anëtarë i NATO-s, Bugajski ka thënë se një gjë e tillë është e mundshme dhe se kjo varet nga BE, duke potencuar se Serbia mund të jetë një shembull i tillë duke u bërë pjesë e BE para se të futet në NATO.“Atëherë çështja për Serbinë, natyrisht, do të jetë Kosova. Kosova dëshiron të jetë anëtare e të dyjave. Dhe nëse Kosova ndërton ushtrinë e saj, mendoj se ata do të investojnë shumë në përpjekje për t’u bërë anëtare e NATO-s, sapo të lejohen. Kjo do të krijojë problem për Serbinë, sepse Serbia mund ta ketë madje edhe Kosovën në NATO dhe vet do të jetë jashtë Aleancës” ka thënë ai.

Duke folur rreth ndikimit të Rusisë në Ballkan, Bugajski ka thënë “Rusët po e përdorin këtë rajon për të minuar, ndoshta për të shkatërruar Perëndimin, për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, për të krijuar përçarje brenda vendeve evropiane të NATO-s, se si të merren me këto çështje këtu, ndoshta në një moment ata mund të duan të rifillojnë një luftë – ndoshta në Bosnje, ndoshta në Maqedoni, ndoshta në mes të Kosovës dhe Serbisë – në mënyrë që të shkëpusin vëmendjen e NATO-s, me qëllim që ta injektojnë veten si ndërmjetësues”.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për mënyrën se si EU duhet të qaset në Ballkanin Perëndimor tani, kur Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe duke parë situatën në Maqedoni por edhe në Shqipëri e Kosovë, ka thënë se BE duhet ta përfshijë këtë rajon sa më shpejt që te jetë e mundur.

Bugajski ka vlerësuar Malin e Zi si një vend që ka plotësuar të gjitha kërkesat e NATO-s për t’u bërë anëtar i saj, ai ka potencuar se Mali i Zi mund të shërbej si shembull për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, se si të punohet shumë, si të përmbushen kushtet dhe si të plotësohen kërkesat.

Ai ka thënë po ashtu se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është shtyrje drejt anëtarësimit në BE, dhe nëse ai tregohet i suksesshëm dhe arrin të tërheq investitor, do të shërbej si shembull edhe për Serbinë, e cila herët apo vonë do të duhet të zgjedh, pasi do të jetë e rrethuar me shtete anëtare të NATO-s.

Ai ka theksuar se “ Duke pasur parasysh faktin se ka paqëndrueshmëri në këtë rajon dhe ndikime negative nga jashtë, sidomos nga Rusia, BE duhet të përqendrohet në hartimin e një afati të ri kohor, përndryshe, njerëzit do të fillojnë të besojnë se nuk është e mundur të jesh anëtarë i BE-së, dhe sa më shumë që njerëzit të mendojnë se ata janë të padëshirueshëm, aq më pak do të duan të jenë pjesë e klubit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Hetimi i pasurive të funksionarëve/ SHBA-BE kërkojnë forcimin e rolit të ILDKPKI, jo më para të fshehura te të dashurat

Nuk deklaruan pasurinë, ILDKPKI padit 58 zyrtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In