• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janullatos: Shqiptarët e thjeshtë janë njerëzit e drejtësisë dhe të vërtetës

by Java News
20/12/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
ryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos ka dhënë një intervistë për televizioni grek Skai në prag të Krishtlindjeve. Ai ka folur për harmoninë duke theksuar se liria fetare është plote dhe se Kushtetuta e Shqipërisë është ndoshta më të mirë në botë. Janullatos u ndal edhe në shqetësimin e madh që ka për minoritetin grek në Shqipëri.

“Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur,  pasi ata janë larguar.  Çështja është se si ata që kanë lindur e janë rritur në këto fshatra të zhvillojnë jetën e tyre atje. Të ikin nga ato vende dhe të fillojnë të bërtasin që të tjerët na urrejnë është një zgjidhje e lehtë, por në fakt nuk është kjo e vërteta.”-tha Janullatos.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Kryeministrin Rama kryepeshkopi theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me të. Për disa gjëra nuk është dakord, por i rëndësishëm sipas kryepeshkopit është dialogu. Në lidhje me Himarën dhe çështjen e pronave të minoritetit grek ai nënvijëzon se është një çështje e përgjithshme në në gjithë Shqipërinë, jo vetëm e Himarës.

“Është një çështje e përgjithshme, jo vetëm në Himarë nuk janë kthyer pasuritë. Madje as neve për kishën nuk na janë kthyer shumë prona. Pavarësisht se kemi marrëveshje zyrtare me shtetin nuk janë dhënë ende, ka vonesa. Kthimi i pronave në Shqipëri është procedurë nëpër komisione e gjykata. Çështjet e pronësisë janë të ngatërruara. Himara nuk është një çështje më vete.  Shteti ka të drejtë të bëjë ndërhyrje të caktuara, por duhet t’u jepet prona e pasuria atyre që u takon.”- shtoi Janullatos.

I pyetur nga gazetari për raportet mes Tiranës e Athinës, kreu i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos jep këtë mesazh.

“Greqia mbetet gjithnjë fqinji. Fqinjët gjenden gjithmonë në momente të vështira. Njerëzit duan që këto marrëdhënie të jenë të përforcuara dhe të sinqerta. Të mos biem viktima të tensioneve por të ngremë ura”.-theksoi kryepeshkopi.

Janullatos foli dhe për krizën greke dhe për autokritikën që duhet të bëjnë greket, si dhe për globalizmin e islamin. Sipas tij duhet të shihet e vërteta siç është. Në Shqipëri njerëzit e thjeshtë janë njerëzit e drejtësisë dhe të vërtetës përfundon kryepeshkopi./Vizionplus

Next Post
‘Fake news’, Trump sulmon sërish CNN, ja si përgjigjet televizioni i fuqishëm

Votimi në OKB për Jeruzalemin, Trump kërcënon me ndërprerje të fondeve për vendet që votojnë rezolutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

February 11, 2026

Gjykata Kushtetuese njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit, të depozitohen parashtrimet tuaja

February 11, 2026
Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

February 11, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In