• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janullatos shqiptar?! Veprim antihistorik

by Java News
27/12/2017 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela përmes një shkrimi të gjatë të publikuar deklaron se nuk është dakord që Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatosit iu dha shtetësia shqiptare.

Duke u ndalur tek ato që i quan ngjarje historike, Ngjela thotë se Janullatos ka qënë kundër gjuhës shqipe dhe kundër Fan Nolit. Ai vijon më tej duke thënë se qëllimi i kishës greke ishte të shuanin ortodoksët shqiptarë.

Ai vijon duke thënë se grekët e kanë cilësuar shqipen si gjuhë të mallkuar dhe shton se edhe për këtë ka një arsye: “Sepse shqipja është gjuha që është folur që në kohë të Jezu Krishtit, dhe me këtë gjuhë është pritur Shën Pali në Durrës, dhe në të gjithë Arbërinë”.

E për të vërtetuar se kisha greke ka punuar kundër gjuhës shqipe, Ngjela shton: “Vazhdimisht po dalin dhe do të vijojnë të dalin dokumentat e fshehura me kast të historisë së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe”.

STATUSI I PLOTË
Nënshtetësia shqiptare që iu dha kryepeshkopit grek të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, Janullatos; është një veprim antihistorik.
I.
Një veprim antihistorik ka qënë edhe emërimi i Janullatosit në krye të kishës shqiptare, sepse të shiturit menduan që drobitja shqiptare e kohës do ta shkëpusë besimin kristian shqiptar nga Shqipëria.
Kisha greke ka menduar gjithmonë se, në funksion të greqishtes, ortodoksët shqiptarë do të shuheshin dalëngadalë duke harruar gjuhën shqipe. Ka dy shekuj që shovinismit grek, laik dhe fetar, ortodoksët dhe katolikët shqiptarë i prishin skemën që ka ai kundër autoktonisë shqiptare.
Por ja që nuk e bënë dot.
Shumë krime ka bërë kisha greke kundër shqiptarëve ortodoksë që nuk u mposhtën kurrë për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e shkruar shqipe.
Kisha greke dhe reaksioni i grekëve të Anadollit, shqiptarët i quanin turq, por nuk kishin si t’ia bënin ortodoksëve që ishin më konservatorët për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe nacionalizmit shqiptar.
Por, edhe katolikëve, se ata i kishin vdekje fare.
Tani mund të themi se këta ua morën të keqen shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Ata madje i kanë po shqiptarë që flasin shqip edhe në Greqi arvanitasit dhe çamët ortodoksë, që i terroruzuan mbi njëqind vjet për t’iu shuar gjuhën shqipe.
Po pse gjithë ky mllef kriminal kundër gjuhës shqipe? Sepse gjuha shqipe është magjia e gjuhëve ballkanike; dhe është tmerri i të ardhueve në Ballkanin Perëndimor – sllavëve dhe grekëve të Anadollit që kanë pushtuar territoret shqiptare.
ll.
Vetëm një president që nuk e do vendin e tij dhe shkel mbi krimet e shëmtuara që ka bërë kisha greke kundrejt figurave të ndritura të kishës ortodokse shqiptare, dhe kundrejt ortodoksëve të mëdhenj që luftuan për afirmimin historik dymijë vjeçar të kombit shqiptar – vetëm një i tillë, i jep shtetësinë shqiptare një peshkopi grek që prej 25 vjetësh nuk ka pranuar ta japë meshën në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq.
Janullatosi është autori i denigrimit të figurës së peshkopit Fan Stilian Noli; autorit direkt të autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare dhe figurës së madhe të formimit intekektiv të botëkuptimit real shqiptar.
lll.
Peshkopi grek Janullatos, ka punuar që të anashkalojë dhe t’i humbë rëndësinë e autoqefalisë kishës ortodokse shqiptare.
Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar nga Reforma në Drejtësi, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon ndihmë sa nga Gruevski në Shkup, aq dhe në qarqet reaksionare greke në Athinë. Mund të vejë edhe në Beograd.
Po përse e ka kërkuar këtë nënshtetësi shqiptare një peshkop grek?
Nuk bie kjo si një kërkesë jashtë qëllimit real të një peshkopi kristian?
Ku ka kombësi prifti dhe peshkopi kristian! Ai duhet të jëtë internacionalist – se ky është thelbi i krishtërimit.
Gjithë kjo kërkesë me ngulm për shtetësinë shqiptare e Janullatosit është frikë nga Reforma shqiptare.
Deri tani është shkelur autoqefalia e Kishës Ortodokse shqiptare me një kryepeshkop jo shqiptar. Ai ka ardhur në krye të kishës autoqefale shqiptare si i përkohshëm – kush ia dha përjetësinë?
Vendosja e ligjit dhe krijimi i një shteti realisht shqiptar, nuk mund ta lejonte më Kishën Autoqefale të Shqipërisë me një peshkop jo shqipëtar.
Është frikë në një krah, por edhe ligësi në krahun tjetër.
Ortodoksia shqiptare është kristiane minimumi pesë shekuj përpara grekëve që janë grekë, se këta që kanë ardhur nga Anadolli që të mposhtin shqiptarët në trojet e tyre, as që mund të llogariten.
Autoqefalia ka qenë një nga veprat më të mëdha të mendjes shqiptare; dhe vlerë direkte e Fan Stilian Nolit, sepse elita ortodokse shqiptare është vlerë e madhe e nacionalizmit shqiptar në funksion të gjuhës shqipe dhe autoktonisë shqiptare në Ballkan.
Shihni se çfarë tmerri ka kisha greke nga gjuha shqipe; derisa e ka quajtur atë “gjuhë të mallkuar” dhe ka vrarë, në bashkëpunim me osmanët një numur të madh atdhetarësh e krijuesish të gjuhës së shkruar shqipe.
Dhe, e dini Pse?
Sepse shqipja është gjuha që është folur që në kohë të Jezu Krishtit, dhe me këtë gjuhë është pritur Shën Pali në Durrës, dhe në të gjithë Arbërinë. Se këtu ka mbërritur ai së pari.
Dhe shqiptarët janë krenarë për këtë fakt historik.
Por koha fatmirësisht po punon për shqiptarët. Vazhdimisht po dalin dhe do të vijojnë të dalin dokumentat e fshehura me kast të historisë së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.
Procesi agresiv për zhdukjen e gjuhës shqipe në Ballkan ka marrë fund. Dinjiteti ndërkombëtar i shqiptarëve dhe gjuhës së tyre të lashtë, tani është në ngritje të pandërprerë. Një peshkop nuk i bën dot më asgjë gjuhës shqipe, le t’i japë sa të dojë meshat në greqisht; por pyetja është: kur je dhe ke qenë kundër gjuhës shqipe dhe,kundër Fan Nolit, lëvruesit më të madh të gjuhës shqipe – përse të duhet shtetësia shqiptare?
Njgela

Next Post
VIDEO prekëse/ Fatorinoja në Durrës përzë me forcë jashtë autobusit 3 fëmijët

VIDEO prekëse/ Fatorinoja në Durrës përzë me forcë jashtë autobusit 3 fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In