• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janullatos mbush 28 vite në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

by Ardit Rada
02/08/2020 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbush sot 28 vite në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në 2 gusht të vitit 1992 u bë ceremonia e Fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.

Prej vitit 2017 Janullatos është mbajtës i nënshtetësisë shqiptare.

Njoftimi i Kishës:

2 gusht 1992 – 2020, 28 vjet nga Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë –

Data 2 gusht tashmë ka hyrë kalendarin historik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Përkujtohet fronëzimi i Kryepiskopit të parë pas shkatërrimit të sistemit komunist dhe nisja e një periudhe të re ringritjeje nga gërmadhat të kësaj Kishë martire.

Viti 1992 gjeti një Komunitet Orthodhoks me pak kisha që kishin shpëtuar shkatërrimit, pa objekte administrative, pa klerikë dhe me besimtarë të mbajtur me dhunë larg Kishës dhe të edukuar që të mohonin Perëndinë.

2 gusht 1992 u bë ceremonia e Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, në të cilën besimtarët orthodhoksë, pavarësisht tentativave të atyre që donin të ndalnin ecjen përpara të Kishës sonë, dëshmuan mbështetjen për Kryebariun e tyre. Mbështetje që e kanë treguar në mënyrë të pandërprerë në çdo çast të këtij rrugëtimi, deri më sot.

Që nga ajo kohë Kryepiskopi e nisi punën pikërisht atje ku kishte ndalur, te formimi i klerit dhe ringritja e kishave, për ta shtrirë gjithmonë e më tepër edhe në shumë fusha të tjera, sociale, arsimore, edukative, kulturore etj.

Ishte pikërisht kjo këmbëngulje, përkushtim dhe aftësi e rrallë, që tërhoqi besimin, vlerësimin dhe dashurinë e besimtarëve orthodhoksë, që e vlerësuan si personin më të përshtatshëm për ta vazhduar edhe më tej këtë vepër.

Kisha ka tashmë në krye një kryebari të shquar, i cili jo vetëm e rilindi dhe e ringriti nga hiri i ateizmit, por edhe bëri të barabartë dhe të njohur në botë në të gjitha Kishat motra Orthodhokse e më gjerë.

Prandaj si një falenderim drejtuar Zotit, Perëndisë, në dt.2 gusht të çdo viti kryhet Liturgji Hyjnore panegjirike.

Vite të bekuara!

Next Post
Remont në disa kabina/ Tirana dy ditë pa drita, ja zonat ku do të ndërpritet energjia

Defekt në Durrës, dy zonat e njohura mbeten pa energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktor Orban pranon humbjen uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare

Viktor Orban pranon humbjen uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In