• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janjiç porosit Beogradin: Mos e quani Kosovën “shtet i vetëshpallur”, apo “krahinë serbe”!

by Java News
31/10/2017 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shumë mitologji ka hyrë në politikën serbe, e cila ka qëndruar në realitetin artificial të Kosovës”, tha drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, duke shtuar se frikësohet që njohja e realitetit për Vuçiqin mund të jetë një e shtënë në këmbën e tij, për çka do të mund ta humbasë pushtetin.

Janjiq ka thënë se përcaktimi i Serbisë, se a do të shkojë në BE, apo kundër BE-së, është më i rëndësishëm se çështja e Kosovës.“Kjo nënkupton njohjen e realitetit, që nuk do të thotë njohje e pavarësisë, por kjo do të thotë pranimin e Kosovës në OKB, pa kundërshtim nga Serbia”, tha ai në televizionin “N1”, përcjell Telegrafi.

Janjiq ka thënë se dialogu i brendshëm nuk është, siç ka thënë Marko Gjuriq, puna më e vështirë me të cilën vendi është ballafaquar në vitet e fundit, por ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së parë kornizë të Brukselit në vitin 2013.Serbia, sipas tij, ende nuk e ka arritur pikën e çështjes më të rëndësishme shtetërore, e kjo është përcaktimi për të ardhmen, nëse do të shkojë në BE, apo kundër BE-së.

Vlerëson se kjo çështje është më e rëndësishme se çështja e Kosovës, dhe që përcakton fatin e kësaj qeverie dhe potencon se nga viti 2015 është në rritje retorika pro-ruse dhe anti-evropiane.“Nëse doni në BE, duhet të ndryshoni retorikën aktuale – ‘(Rezoluta) 1244’, ‘i ashtuquajturi shtet i vetëshpallur’, ‘krahinë serbe’… Duhet të thuhet: ‘ Të dashur qytetarë, ne jemi në vitin 2013, kemi krijuar një kornizë për zgjerimin e sovranitetit të Kosovës në gjithë territorin’”, tha Janjiq.

Problemi është, tha ai, se shumë mitologji ka hyrë në një politikën serbe, e cila qëndroi në realitetin artificial të Kosovës. Janjiq druan se njohja e realitetit për Vuçiqin mund të jetë një vetëvrasje, shkaku i së cilës ai mund ta humbasë pushtetin, përcjell Telegrafi.

“Njohja e realitetit, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës, por mos pengim për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo do të thotë që, pa kundërshtimin e Serbisë, Kosova do të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara”, tha ai. “Vetëm atëherë do të funksiononte formula e ‘dy Gjermanive’, vetëm atëherë paguhen detyrimet tuaja ndaj Berlinit, dhe ky është minimumi që duhet ta bëni”, thotë ai.

Janjiq vlerëson se thirrja e Vuçiqit për dialog të brendshëm është rrugë e gabuar, sepse do të ketë një mobilizim të përgjithshëm etno-nacionalist dhe do t’u hapet hapësirë grupeve të ndryshme të interesit, të brendshme dhe të huaja, që të “bëjnë lojëra nëpër Serbi”, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Higuain arrin rekord në Serie A, 100 gola më shpejt se Trezeguet, Shevchenko e Ibra

Higuain arrin rekord në Serie A, 100 gola më shpejt se Trezeguet, Shevchenko e Ibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In