• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A janë varrezat greke kusht për Integrimin?

by A R
27/05/2016 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministri i Jashtëm grek Jannis Amanatidis i është përgjigjur në një seancë parlamentare pyetjes së deputetit të Demokracisë së Re, Jorgjios Vajonas, në të cilën ky i fundit thekson vonesat në varrimin e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke dhe qëndrimin e sotëm të pamoralshëm, siç thekson, të Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Sipas diplomatit grek, Athina dhe Tirana po bashkëpunojnë prej vitesh për këtë çështje me anë të komisionit dypalësh të specialistëve dhe pritet ndërkohë zhvillimi i një mbledhjeje të përbashkët në kryeqytetin grek, ku do të hidhet propozimi që të përfundojë së pari varreza e Këlcyrës dhe më pas të bihet dakord nga të dy palët për vendet e tjera ku do të ndërtohen varreza.

Sa për numrin e të rënëve, zv.ministri grek është përgjigjur se për këtë ka të dhëna vetëm Ministria e Mbrojtjes. Ndërkohë, deputeti konservator ka këmbëngulur se përveç vonesave, qëndrimi i Ministrisë së Jashtme shqiptare në muajt e fundit nuk ka qenë ai i duhuri, duke sjellë si shembull deklaratën e këshilltarit të kesaj ministrie, Glevin Dervishi, dhënë për Top Channel, se, nuk do të cilësohet si ushtar grek një i varrosur që nuk i gjendet medaljoni ushtarak.

Përgjigjia e zotit Amanatidhi ka qenë se, Athina do bëjë çmos që çështjet dypalëshe me Tiranën të përfundojnë menjëherë dhe para fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.

“Këmbëngulim se duhet të plotësohen detyrimet që kemi vënë. Pala greke cilëson se është e nevojshme të mbyllen të gjitha çështjet dypalëshe menjëherë dhe para se të nisin negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE, nëpërmjet zgjidhjeve të pastra, në mënyrë që hyrja e Shqipërisë në BE të mos shoqërohet me çështje ende të pazgjidhura brenda kuadrit europian”, deklaroi Amantidhi.

Përgjigjia e pyetjes së deputetit konservator nga ana e diplomatit grek ka ndodhur vetëm disa ditë përpara vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë dhe bisedimeve që ai pritet të ketë me homologun e tij shqiptar Bushati, ku midis të tjerash  do të flitet dhe për çështjen e ligjit të luftës dhe të problemeve të ndërvarura prej tij, të cilat kreu i diplomacisë shqiptare i bëri të ditura në një intervistë për Top Channel, vetëm pak orë përpara interpelancës në Parlamentin grek.

Next Post

(FOTO) Tërbohet Turqia për shkak të fotografive të ushtarëve amerikanë në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In