Kwadwo Asamoah mund të largohet në verë nga Juventusi, megjithatë e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.
Agjenti i lojtarit, Federico Pastorello ka bërë të ditur se klientin e tij e kërkojnë shtatë apo tetë klube, transmeton Koha.net.
Ganezi ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni, dhe ende nuk e ka vazhduar kontratën me kampionin italian.“Ende nuk është vendosur.
Ai është i lumtur te Juve dhe po luan më shumë, por pas shumë viteve në Itali nuk e përjashtoj një përvojë jashtë. Shtatë apo tetë klube kanë pyetur për të, gjithçka është e hapur”, është shprehur Pastorello për Tuttomercatoëeb. (b.an)











