• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Janë mercenarë”/ Genc Pollo: Rusët e çeçenët që morën medalje për Shqipërinë, duhet të dinin ndonjë varg nga Naimi

by S T
12/08/2024 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Pollo, që prej kohësh është shkëputur nga politika, këtë të hënë është shfaqur si analist sportiv.

Ai ka kritikuar Ramën dhe Shqipërinë për sportistët e huaj, pasi sipas tij, ata janë mercenarë që nuk dinë as shqip dhe as historinë tonë.

Shkrimi i Pollos

Mes tollovisë fejsbukse se kur është fituar e para medalje olimpike nga ndonjë sportist shqiptar, vëmendja publike nuk është fokusuar te fakti i rëndësishëm se për herë të parë gati gjysma e ekipit olimpik të Shqipërisë nuk janë shqiptarë. Tre rusët me origjinë çeçene, të cilët këtë verë përfaqësuan Shqipërinë në Olimpiadën e Parisit, kanë marrë pasaportën shqiptare para pak kohësh dhe janë federuar tek ne sipas rregullave. Kaq mundëson që zyrtarisht ata të mund të kualifikohen në ekipin olimpik.

Por a mjafton vetëm kaq? Nga i tërë informacioni rreth tyre rezulton se lidhja e tre çeçenëve rusë më Shqipërinë është krejt oportuniste: pjesëmarrja nën flamurin kuqezi u ka dhënë atyre mundësinë institucionale të garojnë e të shpalosin talentin sportiv dhe për fat të mirë të marrin edhe medalje olimpike. Por duke i duartrokitur me gjithë zemër këta tre sportistë për arritjet e duke i uruar sukses në karrierën e mëtejshme sportive nuk mund të mos vërej se ata do të kishin garuar edhe me Turqinë apo me Portugalinë, apo me çdo shtet tjetër që do t’u kishte ofruar një arranzhim më konvenient. Ashtu edhe sikurse me gjasë të ardhmen e tyre nuk do e lidhin me Shqipërinë, jetën në këtë vend apo kulturën shqiptare, siç parakushtëzon marrja e pasaportës. Këto nuk i ndryshon as valëvitja e flamurit kombëtar e as demonstrimi me duar i shqiponjës dykrenare në podiumin e medalistëve olimpikë. Madje, as shpërthimi ‘online’ i patriotizmit të cekët e krenarisë folklorike nuk ngre kandar në këtë pikë.

Në kontrast me ekipin e Shqipërisë, ai i Kosovës përbëhet vetëm nga sportistë kosovarë, ose në një rast me origjinë nga Kosova. Gjithashtu, në kontrast me ekipin e Shqipërisë, ekipet e shteteve si Franca e Holanda, vërtet kishin pjesëmarrës e medalistë nga pakicat me origjinë nga kolonitë e dikurshme, por ata tashmë janë prej disa brezash qytetarë të integruar e përgjithësisht të asimiluar të këtyre shteteve.

Komercializimi i sportit, që shpesh është antitezë e idealit olimpik, ka sjellë që në shumë klube futbolli e basketbolli në Europë e Shqipëri të funksionojë merkato e sportistëve cilësorë në dëm të përfaqësimit rajonal. Ky fenomen lipset të shqyrtohet me anët e tija negative e pozitive.

Por, kur bëhet fjalë për ekipin përfaqësues kombëtar të Shqipërisë do të ishte legjitime të pretendonim që sportistët të kishin një atashim shpirtëror me Gjergj Kastriotin e Ismail Vlorën, të kishin lexuar mundësisht ndonjë varg nga Naimi e Fishta e mbi të gjitha do të zotëronin mirë gjuhën shqipe.

Fatkeqësisht, qeveria “Rama” mendon të kundërtën dhe vepron po ashtu, siç dëften ligji i miratuar vjet, i cili reduktonte zotërimin e gjuhës shqipe si kusht për të huajt që kërkojnë shtetësinë shqiptare. Fatmirësisht një nga ekceset e rrezikshme të qeverisë “Rama” në këtë drejtim, shitja masive e pasaportave shqiptare (e njohur si “pasaportat e arta”), e shpallur në vitin 2019 është bllokuar nga BE.

Kryeministri Rama insiston se investimi masiv në sport gjatë dhjetë viteve të fundit ka sjellë si pasojë edhe suksesin olimpik dhe është i verbër ndaj faktit ironik se medalistët “shqiptarë” në Paris nuk kanë fare lidhje me këtë gjë. Medalja më e hershme e Ymer Pampurit, një tiranas me orgjinë dibrane, është dhënë shumë kohë më parë. Por me iluzionizmin e tij ala Houdini nuk do të qe habi që të merrte meritat edhe për medaljet e vitit 1972. P. S. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndaloi pjesëmarrjen e sportistëve rusë në Olimpiadën e Parisit për shkak të agresionit kundër Ukrainës. Dhënia e pasaportës shqiptare sportistëve nga Rusia mund të shihet edhe si artific ndihmues për të anashkaluar sanksionet. Kjo meriton një shqyrtim më vete.

Next Post
Nuk duhet të habitemi me turistët “që vijnë me bukë me vete”

Nuk duhet të habitemi me turistët "që vijnë me bukë me vete"

Comments 1

  1. Kaç Islam says:
    1 year ago

    Ke të drejtë Pollo.
    Shumë të drejtë.
    Patjetër që duhet të dinë mirë historinë tonë.
    Në fillim këtë të fundit, e më vonë, ato të hershmet që i dinte mirë yt atë, Stefanaq Pollo, ish anëtar i thekur i PPSH-së.
    Ata duhet të dijnë mirë, kush ishte dhe është Sali Berishs dhe Ilir Metaj.
    Kë kanë vjedhur, kë kanë vrarë, kë kanë grabitur…???….etj, etj, etj.
    Dakort ?
    Pastaj ato që thua ti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com