Një sasi e madhe e relikteve naziste është gjetur në Argjentinë, duke bërë që njerëzit të besojnë se historitë e vjetra rreth ikjes së Hitlerit në Amerikë Jugore të jenë të vërteta.
Policia argjentinase ka gjetur këto artefakte naziste të fshehura në dhomën e shtëpisë së një koleksionuesi arti.
Brenda dhomës policia gjeti më shumë se 75 gjëra që besohet se janë sjellë në vend nga zyrtarë të lartë nazistë që i ikën drejtësisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Hetuesit po e quajnë këtë konfiskim më të madhin e llojit të tij. Policia gjeti artefaktet përderisa po hetonin origjinën e dyshimtë të një galerie në verilindje të kryeqytetit të Argjentinës, transmeton Gazeta Express.
Duke punuar me Interpolin, hetuesit federalë e gjurmuan koleksionuesin dhe kërkuan në shtëpinë e tij më 8 qershor. “Pas hetimit, ne zbuluam këto objekte që ishin të fshehura prapa një raft librash”, tha Marcelo El Haibe për New York Times.
“Pas raftit ishte një mur dhe pas tij një derë. Hetimet tona preliminare tregojnë se këto artefakte janë origjinale”, tha ai.
Në mesin e gjërave të zbuluara ishte edhe një bust i Adolf Hitlerit, simbole të ndryshme naziste, harmonika dhe gjëra të tjera.