Në përfundim të mbledhjes me deputetët në Elbasan, Kryeministri tha se PD dhe LSI janë humbës kronikë.
Por Edi Rama kërkoi nga socialistët që ta nisin kërkesën e llogarisë nga vetja.
Pasi shprehu ambicien për një mandate të tretë qeverisës, Rama u shpreh se ka bërë gjithçka që ka mundur teksa vendi u godit nga tërmeti dhe pandemia.
“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë ne do të merrnim më pak vota. Ndërsa PD dhe LSI do të merrte shumë më pak sesa mori tre vitë më parë. Por pse ndodh kjo? Sepse qytetarët nuk na kuptojnë? Populli pret shumë më shumë nga ne dhe asgjë nga ata. Dhe ka të drejtë. Sepse kur unë pres shumë nga vetja dhe nga ju, imagjinoni dikë që ska as ngenë dhe as arsyen që të justifikojë mungesat” – tha Rama.
/JavaNews/a.r












Mesazh i qartë. Nëse doni një mandat të ri “ja fusha ja Meidani për Muço kapedani” Nuk ka më “ha Muço, pi Muço?!”