Ylli kolumbian ka befasuar me deklaratën e tij.James Rodriguez është larguar nga Real Madridi drejt Bayern Munichut në formë huazimi për dy vite, ndërsa klubi bavarez ka të drejtë blerjeje të futbollistit.
Por vetë lojtari nuk ka përjashtuar mundësinë që të luajë sërish me ‘Los Blancos’ edhe pse insiston që synimi i tij është të shkëlqejë sa më shumë me Bayernin, transmeton kp.
“Nuk e di se “Nuk e di se çka do të sjellë e ardhmja. Momentalisht dua të përqendrohem vetëm te Bayern Munich”, ka thënë James.
“Qëllimi im është që të luaj sa më shumë që të mundem, të fitoj sa më shumë tituj. Kur të vijë koha, do të shoh se çfarë do të ndodhë”, ka përfunduar ai. (b.an)