Zidane i dha fund vuajtjeve të James, duke e rikthyer atë titullar . Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, është rikthyer të luajë si titullar në La Liga ndaj Sporting Gijon pas 66 ditësh, shkruan Gazeta Express.
Kolumbiani nuk po kalon një sezon të mirë, por për shkak të mungesave të shumta – Zizu vendosi të startojë të shtunën me 25 vjeçarin, i cili ka marr lëvdata pas ndeshjes.
“Nuk mendoj se ai dukej i pa interesuar. Ai luajti mirë, ashtu si të tjerët. I mungojë pak ritmi, por jam i lumtur që mori minuta”, tha Zidane, citohet ”Express”. (b.an)











