• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jam nusja e djalit të ish-ministrit”, si i mashtronte 33-vjeçarja familjarët e të burgosurve në këmbim të parave

by Java News
15/11/2019 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia njoftoi sot arrestimin e 33-vjeçares Amarilda Leka nga Permeti, e cila akuzohet se mashtroi të afërmit e një të burgosur për vrasje se do ta nxirrte atë nga burgu. “Në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qëndrore përcolli në Prokurorinë e Tiranës materiale hetimore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të referuara regjistroi procedimin penal, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.

Pas gati një vit hetimesh proaktive u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo shtetase”, bën me dije Policia. Por, ky nuk është i vetmi rast që Leka ka mashtruar, madje duket se këtë e kishte kthyer në mënyrë jetese për të financuar luksin e saj. Ishte viti 2015 kur e reja u vu në pranga pasi u kishte marrë lekë familjarëve të të burgosurve me premtimin se do të ndikonte tek gjyqtarët e prokurorët për lirimin e tyre.

Në vitin 2015 ajo i mori 25 mijë e 500 euro vëllait të një të arrestuari me premtimin se do të ndikonte tek një gjyqtar për të liruar nga burgu Xhorxh Gjoken të kapur me drogë. Këto para sipas prokurorisë, ajo i shpenzonte për jetë luksi pasi asgjë nuk ndryshonte nga vendimi i gjyqtarëve.

Asokohe Leka prezantohej si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes. Madje ajo ka qenë ish-sekretare në shtabin elektoral të ministres Milena Harito, e cila vërtetohet edhe nga materialet në dosjen hetimore.

Duke iu prezantuar si avokate e zonja dhe që kishte njohje me gjyqtarët, ajo u ka premtuar pafajësi dhe lirimin nga qelitë të të afërmve të tyre kundrejt shumave të parave, që mendohej se do të jepeshin si “ryshfet” në gjykatës. Pranoi para prokurorëve se në këtë mënyrë, gjatë vitit 2015 ka marrë në tri raste shuma parash nga 24 mijë e 500 euro, 18 mijë euro dhe 8 mijë euro.

Nga ana tjetër, megjithëse i kanë paguar shumat e kërkuara te Leka dhe kjo u ka thënë të presin të afërmit te dera e burgut, asnjëri nga ata nuk ka lënë qelitë. Për këtë shkak, ajo u kallëzua prej tyre, dy prej të cilëve, Liman K. dhe Zef Gj., u morën në përgjegjësi penale për “ushtrim të ndikimit të jashtëligjshëm”.

Ata u gjykuan në të njëjtën dosje me Amarilda Lekën, ku u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 muaj burg, dënim që u zëvendësua me 18 muaj liri me kusht. Për këtë akuzë dhe për “kallëzim të rremë”, Leka u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg.

“Nusja e djalit të ish-ministrit”

Sipas vendimit të gjykatës, Leka është prezantuar si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes te Liman K., i cili e kallëzoi 30-vjeçaren për dhënien e një shumë prej 18 mijë eurosh. Ky i fundit, i cili u gjykua si i bashkëpandehur me Lekën për “ushtrim të ndikimit të jashtëligjshëm”, e kishte gjetur atë përmes një taksisti.

Duke iu referuar kallëzimit të Liman K., gjykata shprehej në vendim:

“Ky person në maj 2015 ka njohur shtetasen Amarilda Leka, të prezantuar me emrin Ilda Leka, nëpërmjet shtetasit P.Gj. Ky i fundit është shofer taksie dhe shtetasen Amarilda e ka kliente të rregullt. Në bisedat që janë zhvilluar lidhur me personin e arrestuar, shtetasi P.Gj. i ka thënë kallëzuesit se shtetasja Amarilda është një avokate e zonja. Në këto kushte është bërë dhe prezantimi i kallëzuesit me të ndaluarën. Kjo e fundit është prezantuar si bashkëshortja e djalit të ishministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Gjithashtu, ajo i ka thënë kallëzuesit se më parë ka punuar më parë në Vlorë dhe për këtë arsye ka njohje shumë të forta me gjyqtarin e çështjes. E ndaluara ka marrë përsipër të ndikonte te gjyqtari për të deklaruar të pafajshëm djalin e kallëzuesit. Shtetasja Amarilda Leka llimisht ka kërkuar të marrë shumën 10 mijë euro, duke e kërkuar këtë shumë si paradhënie për gjyqtarin.

Next Post
“Kohë të vështira për kontrollin e armëve”, Stoltenberg flet për realitete të reja

Stoltenberg flet për sfida të reja e të paparashikueshme: NATO duhet të jetë i përgatitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In