• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Jam një hap larg arrestimit’, Kuvendi vendos sot për ish-ministrin e Brendshëm

by Java News
20/10/2017 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Mandateve mblidhet sot në orën 11:00 për të vendosur në lidhje me hapjen rrugë të arrestimit të Saimir Tahirit, me kërkesë të Prokurorisë nën akuzën e trafikut të drogës si i implikuar në dosjen Habilaj.

Ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi i cili një ditë më parë njoftoi mbledhjen për në orën 11:00 të paradites në Kryesinë e Kuvendit.

“Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, materiali u vihet në dispozicion anëtarëve, po ashtu edhe Saimir Tahirit, nesër (sot) në orën 11:00 mblidhet këshilli” theksoi Ruçi në konferencën për mediat.

I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe ish-Ministri i Brendshëm. Tahiri e konfirmoi prezencën e tij në intervistën për “Opinion”, ku ndër të tjera paralajmëroi se Kuvendi do të pranojë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Nesër (sot) Këshilli i Mandateve mblidhet pas kërkesës së prokurorisë për t’më arrestuar. Nuk kërkon as t’më hetojë, por t’më arrestojë. Kuvendi është thirrur të votojë nëse do arrestohem apo jo. Prokuroria ka kërkuar një gjë që nuk e ka kërkuar për asnjë politikan në Shqipëri. Pas mbledhjes së komisionit unë i bie të arrestohem. Nëse prokuroria ka kërkuar pse dy barbonë flasin me njëri tjetrin dhe më përmendin mua dhe prokuroria për këtë arsye më akuzon….prokuroria nuk ka çuar asnjë provë në kuvend. Unë i bie të arrestohem pse dy kriminelë flasin me njëri-tjetrin dhe përmendin mua.” tha ndër të tjera Tahiri mbrëmë.

Edhe Kryeministri Edi Rama në postimet e tij në Facebook ka lënë të kuptohet se parlamenti do t’i hapë rrugë drejtësisë për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë personat e implikuar.

E gjithë situate e krijuar, nisi pasi emri i Tahirit doli në disa përgjime të kryera nga prokuroria italiane për një bandë droge të kryesuar nga Moisi Habilaj, kushëri i largët me ish-Ministrin

a.ç

Next Post
FOTOT/ A mund të quhen më xhinse?!

FOTOT/ A mund të quhen më xhinse?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In