Teksa naftëtarët këmbëngulin për të mos hequr dorë, njëjtë edhe për kryeministrin Edi Rama.
Ai u bën sërish thirrje që të dalin nga greva që të ulen të diskutojnë.
Ndërkohë që shton se po punohet për të gjetur investitorë seriozë që të rifillojë puna në rafineri.
“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin”, shkruan kryeministri Edi Rama.
g.kosovari