Zbardhen detaje te komunikimit te Elvana Gjates me grupin hetimor lidhur me përplasjen me armë zjarri në ish-bllok mbrëmjen e 4 tetorit. Burime për Report Tv saktësuan se Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie.
Elvana Gjata 3 javë më parë i ka dërguar me poste prokurorisë, por detajet e letrës janë bërë publike vetëm sot.
Drejtuar organit të akuzës, këngëtarja i njofton më konkretisht: “Ndodhem jashte vendit për arsye shendetesore, jam njohur nga media se kerkoni deshmine time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem per te dhene deklarimet e mia”.
Sipas hetimeve te policisë dhe prokurorisë rezulton se kengëtarja s’ka qenë e pranishme në momentet e konfliktit në ish-bllok ku nga perplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti një viktime e dy të plagosur.
a.ç










