• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jam beqar, por bashkëjetoj dhe kam 3 fëmijë”, çfarë tha Alqi Bllako në gjykatë

by
03/04/2022 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa gjyqtarja Irena Gjoka e pyeste me dyer të mbyllura Alqi Bllakon për të dhënat personale, gjyqtarja e njohur i shtroi pyetje duke nisur nga martesa deri tek shkollimi. Gjendja civile, a je i martuar? Bëri apelin gjyqtarja.

“Me status jam beqar, por bashkëjetoj dhe kam tre fëmijë, ndaj dhe i lutem gjykatës ta zbusë masën e sigurisë dhe nga arrest me burg të shpallur në mungesë të vendosë arrest shtëpiak”, – deklaroi menjëherë ish deputeti socialist.

Në përpjekje për tu shfaqur i qetë, ish sekretari deklaroi më tej se kishte përfunduar arsimin e lartë dhe se asnjëherë nuk kishte pasur probleme me ligjin.

Duke shtuar vit lindjen, atësinë dhe vendlindjen ish sekretari i përgjithshëm që përfundoi në paraburgim ashtu si edhe ish- eprori Lefter Koka gjatë seancës me dyer të mbyllura më tej ja la fjalën avokatit të tij.

Por përpara se të përfaqësohej nga mbrojtja, Alqi Bllako kujtoi se është i parrezikshëm dhe se nuk ka ndërmend të largohet mbasi për të nuk ekziston rreziku i arratisjes. Megjithatë as avokati, as prokuroria dhe as i dyshuari për shpërdorim dhe korrupsion nuk e prekën fare temën se ku ishte Alqi Bllako gjatë tetë orëve që policia e kërkonte. Prokurori i SPAK përpos rrethanave të veprës sipas burimeve të sigurta të gazetës “Si” depozitoi edhe procesverbalin e ekzekutimit të masës së sigurisë në të cilën nuk përmendet fare nëse Alqi Bllako është vetdorëzuar, apo është arrestuar.

Në këtë shkresë prokurorët shkruajnë shkurtimisht orën dhe datën duke zbardhur data 1 prill si momentin kur u ekzekutua masa e sigurisë arrest me burg e vendosur në mungesë nga gjyqtarja e posaçme Gjoka.

Për avokatin burimet që ishin të pranishme në seancën për të cilën media kishte interes të lartë, por që sipas ligjit këto seanca mbahen me dyer të mbyllura, Bllako është i pafajshëm. “Klienti im s’ka kryer asnjë veprim, nuk ka hedhur asnjë firmë ndaj kërkojmë lirimin e tij”, tha mes të tjerash avokati mbrojtës.

Një kërkesë që nuk u pranua nga gjykatsja antikorrupsion e cila mbasi i dëgjoi të gjithë, deklaroi se gjatë verifikimit të kushteve Alqi Bllako do të qëndrojë nën arrest me burg, si edhe Lefter Koka për të cilin gjykata ka vendosur dy masa sigurie, njëra për inceneratorin e Elbasanit dhe tjetra për inceneratorin e Fierit. Afera e fundit ka në kërkim edhe ish biznesmenin Klodian Zoto adresa e të cilit është e vështirë për policinë për tu zbuluar. /Gazeta Si

/b.h

Next Post
Sot do kuptoni shumë gjëra/ Njihuni me shenjën më me fat të Horoskopit

Ja çfarë ju bën aq tërheqës bazuar në shenjën tuaj të horoskopit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In