• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jakup Krasniqi i kundërpërgjigjet deklaratave të Mimi Kodhelit

by A R
01/12/2015 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të Ministres së Mbrojtjes të Shqipërisë Mimi Kodheli që ftonte deputetët e opozitës kosovare që të heqin dorë nga dhuna në Kuvend, e të mos përsërisin gabimet e politikianëve në Tiranë.

Krasniqi ka reaguar përmes rrjeteve sociale me një shkrim të titulluar “A është ky përfaqësim dinjitoz i shtetit?”

Ja çfarë shkruan Krasniqi

“Është një shprehje, që për të satën herë e dëgjojmë nga zyrtarë të lartë të shtetit që e përfaqësojnë – Shqipërisë. E shajnë shtetin që e përfaqësojnë! Çfarë përfaqësimi është ky? Ku i keni marrë këto mësime të çoroditura?  Prej nga e mësuan këtë gjuhë këta zyrtarë të lartë të shtetit – Shqipërisë? Sot kësaj vjershe që e kanë mësuar si papagalli, përmendsh, iu bashkua edhe ministreja e Mbrojtjes së Shqipërisë, zonja Kodheli e cila paska thënë: Mos merrni mësim nga ne (nga Shqipëria – nënvizimi im) – gjuha e rrugës nuk është zgjidhje”. A vërtetë “gjuhë e rrugës” është mbrojtja e vendit nga marrëveshjet e këqija, që po çojnë vendin nga shkërmoqja e shtetit? Po thonë mos merrni mësim nga Shqipëria? Kush duhet të jetë fajtorë, nëse ne nuk duhet të mësojmë nga shteti shqiptar me histori 103 vjeçare – Shqipëria?”, shkruan Krasniqi.

Para kujt po e thonë ketë?-  vijon Krasniqi. “Po e thonë para atyre që sheshazi kanë bërë marrëveshje tepër të dëmshme për vendin që e përfaqësojnë. Po e thonë para atyre që shtetin e kanë bërë policor, e të cilin e drejtojnë kundër atyre që po e mbrojnë. Po e thonë para atyre që Shtëpinë e Demokracisë, Kuvendin e Kosovës e kanë shndërruar në Garnizon të policisë antiterror. Po e thonë para atyre që, jo vetëm e kanë pastruar Kuvendin nga opozita, por janë duke burgosur deputetët opozitar?! Janë duke i gjakosur kushdo që guxon ta mbrojë Republikën e Kosovës, veprimtarë politik, të rinj e të reja që e duan ketë vend, pa hile e pa interes. Para atyre që sheshazi, janë duke i mbrojtur interesat e veta, por assesi interesat e Republikës sonë. Republika e Kosovës, qytetarët tanë, madje edhe te gjithë të pushtetshmeve “tanë”, duhet t’ju flisni ndryshe, jo duke e sharë shtetin që e përfaqësoni – Shqipërinë! A jeni në vete apo jo?”, mbyll komentin e tij ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

Kodhelli kërkoi nga politikanët e Kosovës, gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë, që të mos bëjnë gabimet e politikanëve shqiptarë në Tiranë.

Next Post

Sërish në lidhje me ish të dashurin/rën? Ja çfarë duhet të mos bëni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In