Jahti “monstruoz” i manjatit rus është parë sërish në brigjet e Mesdheut. Këtë radhë jo në brigjet shqiptare, por në ato greke. Jahti superluksoz i rusit Andrey Melnichenko, i cili kushton rreth 300 milionë euro është parë në afërsi të ishullit grek Mykonos.
Mjeti lundrues është i gjatë 119 metra dhe i lartë 19 metra, ku për ta ndërtuar janë dashur 4 vite.









