Gjetja e jahtit luksoz të braktisur në Shëngjin ditën e djeshme ka nxjerrë në dritë të dhëna tronditëse.
Mësohet se pronari i ‘’Atik Bey’’ Sevgin Yavuz, 31-vjeç ka lundruar i vetëm në jahtin luksoz. Ai ishte nisur ditë më parë nga Tivari në Malin e Zi për të përshkuar detin Adriatik.
Policia Kufitare gjeti pasaportën dhe dokumentacionin e tij për pronësinë e jahtit luksoz. Që prej ditës së djeshme, autoritetet shqiptare nuk kanë dijeni për zhdukjen e mistershme të biznesmenit Yavuz.
Nga ana tjetër, ka aludime se ai mund të jetë marrë peng ose mund të jetë eliminuar.
/a.r