Skuadra amerikane, San Jose Earthquakes është duke u përforcuar për sezonin e ri dhe në mesin e përforcimeve pritet të jetë edhe anësori shqiptar, Jahmir Hyka.
Hyka pritet t’i bashkohet The Quakes nga skuadra zvicerane e Luzernit. Së bashku me anësorin shqiptar do të transferohet edhe sulmuesi Marco Urena, i cili luan për ekipin danez Brondby.
Hyka, 28-vjeçar, ka luajtur për ekipin zviceran në pesë sezonet e fundit. Ka realizuar 174 paraqitje dhe ka realizuar 27 gola. Ai më parë ka luajtur për Tiranën, Rosenborgun, Mainz 05 dhe Panionios./a.m.