Presidentja Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kongresit të Dytë të Oftalmologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare. E para e shtetit ka thënë me këtë rast se shëndeti i dobët i syve dhe verbëria konsiderohen të jenë ndër shkaktarët kryesorë që kufizojnë të ardhurat e njerëzve dhe cilësinë e jetesës së tyre, duke vështirësuar qasjen në shërbimet bazike shoqërore si shkollimi, punësimi dhe zhvillimi profesional.
“Aftësia e kufizuar e të pamurit dhe verbëria kanë shumë gjasa të vështirësojnë edhe përpjekjet e individit për të arritur pasuri materiale, status shoqëror dhe planifikim e zhvillim të familjes”.