Italia është njolla e zezë në vendet e BE-së për numrin e madh të të rinjve të moshës 18-24 vjeç që nuk studiojnë dhe nuk kërkojnë punë.
Kjo kategori, që ndryshe njihen si Neet, në Itali përbëjnë 25.7% të të rinjve në total, sipas një raporti të Eurostatit. Ndërsa mesatarja europiane qëndron në nivelin 14.3% shkruan Tematv.
Ndërkohë, përqindjen më të ulët të kësaj kategorie e kanë Vendet e Ulëta, 5.3%.
Sipas shifrave të vitit të kaluar, në vendet e BE-së në total rreth 5.5 milionë të rinj të moshës 18-24 vjeç as nuk punonin dhe as nuk ishin në proces formimi në ndonjë nga institucionet arsimore./a.m.