Tashmë 24 finalistet që do të marrin pjesë në kompeticionin e madh futbollistik verën e vitit të ardhshëm, Evropianin “Francë 2016” u përcaktuan.
Por si pritet të jenë formacionet e skuadrave. Ja skema dhe formacioni i mundshëm për kombëtaren shiqptare.
Sajti i mirënjohur, “Goal.com”, në versionin e vet të gjuhës italiane, ka botuar sot top-formacionet, me të cilat mund të luajnë 24 skuadrat finaliste në “Euro 2016”. Natyrisht, krahas emrave, është skicuar edhe moduli i lojës për çdo kombëtare, e cila ka fituar të drejtën të jetë në Francë, verën e vitit të ardhshëm.
Me mbarimin e ndeshjeve të “play-off”-it, tabloja e 24 skuadrave finaliste të “Euro 2016” është e plotë. Të gjitha vazot përkatëse janë të kompletuara dhe tashmë presin shortin e 12 dhjetorit në Paris, për të mësuar kundërshtarët në “Francë 2016”. Më 12 dhjetor, në orën 18:00, në Paris, do të organizohet ceremonia e hedhjes se shortit, për ndarjen e 24 skuadrave finaliste në 8 grupe.


































