Ngjarja ka ndodhur në një butik të Prishtinës, ndërsa dy vajza i marrin portofolin një gruaje. Njëra prej shoqeve që mban një bluzë në dorë, e hedh atë sipër çantës ku ndodhet portofoli dhe e tërheq duke harruar kamerën e sigurisë. Video publikohet nga Telegrafi ndërsa viktima e grabitjes ka bërë thirrje në Facebook nëse dikush i njeh hajdutet.









