• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si u rrahën barbarisht Ndre Legisi dhe Namik Dokle ne 28 maj 1996

by Java News
26/05/2016 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agim Rama, fotoreporter

Si sot 20 vite më parë, pra më 26 maj 1996 ndodhi e para masakër elektorale në Shqipërinë postkomuniste, e cila do të shoqërohej edhe me një dhunë të pashembullt në mes të Tiranës nga një pushtet dukshëm antidemokratik.  Atë ditë si kurrë më parë u deformua vota e shqiptarëve. Është një ditë që meriton të kujtohet për historinë e saj të zezë dhe që të mos përsëritet në të ardhmen.dhuna-1-1

Partia  Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha, në atë kohë president i vendit, kishin leshuar mjaft mesazhe ne drejtim të votuesve të këtij vendi. Pas humbjes katastrofike që pësoi në referedumin e 6 nëntorit të vitit 1994 , ai e kuptoi se pushteti po i ikte nga duart, ndaj dhe për zgjedhjet e 26 majit 1996 planifikoi vjedhjen e votës së qytetarëve.

Më 26 maj u mbushën kutitë me fletë votimi sa u desh qejfi forcave të errëta të Gazidedes dhe policisë së shtetit. Mbajtja me force e pushtetit, larg votës së lirë qytetare, do të sillte 28 Majin e 96-s, kur përveç votës së vjedhur dy ditë më parë, do ushtrohej edhe dhuna fizike ndaj kundërshtarit politik . Ajo ditë kur u rrah barbarisht edhe lideri opozitar Servet Pëllumbi dhe të tjerë, nuk do të harrohet kurrë.dhuna-5

Ne që i kemi fotografuar e jetuar skenat e dhunës nuk mund ta harrojmë kurrë atë ditë. Kujtojmë se dhuna ishte përhapur nga veriu në jug të vendit. Opozita nuk u lejua të zhvillonte mitingje në vendet e kërkuara.dhuna-4

Në 28 maj Sheshi “Skënderbej”, u bë skena më e turpshme e kësaj dhune nga shikasit e Gazidedes. Ne 28 maj, përveç prof Servet Pëllumbi, u rrah barbarisht Blendi Gonxhe, që mbante dekoratën e Berishës si pishtar i demokracisë. Po atë ditë u dhunuan fizikisht Namik Dokle, Arta Dade, Ndre Legisi, Ermelinda Meksi, Skender Gjinushi, Gaqo Apostoli, etj. Por dhuna u ushtrua pa mëshirë edhe ndaj gazetarëve dhe fotoreporterëve vendas dhe të huaj.

Nuk më hiqet nga mendja dhunimi që iu bë gazetarit Bardhok Lala, mikut të Preç Zogajt. Më dërgoi prof. Serveti: “Shko me Preçin”,- me tha. Ika me Preçin dhe dy të tjerë që nuk më kujtohen diku larg. U futëm brenda në pallat dhe trokitëm në një shtepi ku ndodhej viktima. Shkrepa aparatin fotografik pa e ditur se kush ishte.

Për hir të së vërtetës nuk e njoha Bardhok Lalën dhe pse e kisha shok dhe pak orë më parë kisha qenë me të. (Tashmë ai nuk jeton), dhe me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes dhe i kërkoj ndjesë për rrëfimin. Sa here i thoja se mustaqet do të marrin në qafë. Nuk dija se do t’i ndodhte kjo gjëmë, por që mustaqet ishin shenjë dalluese për gazetarin e kronikës së zezë. Preçi,mezi mbushej me frymë sepse dhe ai qe dhunuar në miting me Perekli Tetën, që, më vonë, me ardhjen në pushtet të socialistëve,  do bëhej ministër i Brendshëm. Si je Bardhok? – e pyeti Preçi.dhuna-2-1

Por Bardhoku që mbahej me qeska akulli në kokë e trup, nuk kishte fuqi të fliste sepse i gjithë trupi i qe nxirë nga dhuna barbare, pasi qe rrahur, dhe hedhur në një pusetë diku nga Liqeni si i vdekur. Gjetja e tij dhe mos dërgimi në spital por në shtëpinë e një të afërmi të tij ,ishte bërë për faktin e frikës se mos e helmonin në spital forcat e SHIK-ut.

Ndenjëm gati një orë në atë dhomë të vogël, ku qe strehuar i ndjeri Bardhok Lala. Gjatë kësaj kohe erdhën mjekë te njohur të Preçit. Pas vizitës, mjekëve u thuhej që të mos rrëfenin vendin e strehimit të Bardhokut. Bardhoku qëndroi aty derisa i ra  fryrja e madhe e fytyrës. I  stampova fotografitë dhe ia dhashë Preçit duke ju lutur që të mos zbulohesha dhe unë, pasi nuk doja emrin tim askundi ne faqet e gazetave të asaj dite e në vazhdim.

Po kështu është vazhduar gjatë me disa fotografi të mijat që janë botuar qindra herë gjatë këtyre viteve.

dhuna-3-1

Next Post

Gjykata Speciale gati, shpallet konkurs për kompletim të stafit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In