Ja si trafikoheshin nga polici makina e vjedhura nga Kosova në Shqipëri! (EMRI)

Fatri Braha, me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Morinë akuzohet për shpërdorim detyre, pasi kaloi Vojsava Doda, oficere e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pa e regjistruar në tim.

Bëhet me dije se Braha nuk është anëtar i grupi i cili operonte në trafikimin makinave të vjedhura nga Kosova në Shqipëri.

Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme ku pas bllokimit të automjetit, policia në kuadër të operacionit “Naciomal”, arrestoi kreun e dyshuar të grupit, Selaudin Shahini, k,ushëririn e tij, Ndricim Shahini, Ervis Carën, Aurel Shatrin, Vojsava Dodën, oficere e Operacionale, si dhe dy punonjësit e policisë, Endi Ahmetaj e Fatri Braha.

“Të caktohet masa e sigurimit personal e arrest në burg të parashikuar nga bneni 238  K.Rr . Penale ndaj shtetasi në hetim Fatri Braha , të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”., njofton prokuroria.

“Kanë qenë minutat e fundit të orarit të shërbimit, kur kjo shtetase në momentin e paraqitjes në kabinë, me nxori një dokument të Policisë së Shtetit me mu prezantua si agjente në vëzhgim e Sektorit të Forcës së Posaçme, në drejtorinë e Përgjithshme. Më relatoi se është në ndjekje të një procedure urgjente. E kam lejuar të kalojë pa u regjistruar në sistemin TIMS, për shkak të urgjencës. Të dhënat e saj dhe targat e automjetit i kam mbajtur shënim me mendimin që ti hedh më vonë në sistem”, ka thënë në dëshmi Fatri Braha.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com