Për herë të parë janë publikuar pamjet e skllaveve të seksit që përdoreshin nga ushtarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pamjet janë publikuar nga Koreja e Jugut dhe u zbuluan nga një studim i financuar nga qeveria e Seulit.
Klipi 18 sekonda tregon gratë që detyroheshin të punonin si skllave seksi për ushtarët japonezë në vitet e luftës. Në video 18 sekondëshe, gratë janë filmuar nga trupat amerikane dhe kineze në Kinë, raporton BBC.
Aktivistët e Koresë së Jugut thonë se 200 mijë gra u detyruan të punonin në shtëpitë publike për ushtrinë japoneze. Ato besohet se janë kryesisht nga Korea, Kina, Indonezia, Filipinet dhe Tajvani.
Ekipi studiues sqaron se këto pamje janë filmuar në provincën Yunnan të Kinës, që më parë ka qenë e pushuar nga Japonia./a.ç