Kjo recetë e shijshme është e lehtë për t’u përgaditur dhe ekonomike.
Përbërësit:
Djath çedar, i prerë në kube
Patate të ziera, të shtypura dhe të ftohura
Qepë e gjelbër
Pluhur hudhre
Sallamë
Vezë
Miell
Kripë, piper
Përgatitja:
Patatet e shtypura vendosen në një enë dhe shtojmë qepën, sallamën, një vezë, pluhurin e hudhrës, kripën, piperin dhe përziejmë, transmeton lajmi.net.
Kur të fitojmë një masë homogjene, i bëjmë duart me pak miell dhe fillojmë të formojmë masen në një formë të rrumbullakët. Pastaj, fusim një kub djathi në mes të formës së rrumbullakët dhe mundohemi t’a mbulojmë djathin duke formuar kështu një topth. Bëjmë të njëjtën gjë me të gjithë masën.









