• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si ne polakët do e ndihmojmë Shqipërinë!

by Java News
03/07/2020 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Karol Bachura*

        Ambasador       

Polonia merr për herë të gjashtë presidencën vjetore në Grupin e Vishegradit (V4) nga kolegët çekë. Ne do ta drejtojmë Grupin e Vishegradit në dekadën e katërt të ekzistencës së tij pasi shkurti i vitit 2021 do të shënojë tridhjetë vjet nga themelimi.

Në ceremoninë modeste të transmetimit të Presidencës së V4,  na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, shefi i RYCO, etj.

 

Motoja e presidencës sonë është “Kthim në binarët e duhur” dhe nuk ka vend vend më të mirë për të inauguruar Presidencën sesa përpara lokomotivës polake të vendosur në Tiranë në korrik 2018 falë përpjekjeve kolosale dhe bujarisë së Hemingway Club Albania dhe Bashkisë së Tiranës. Përurimi i Presidencës polake të V4 –  do të bëhet me një samit të jashtëzakonshëm të Grupit (Varshavë, 3 korrik, 2020), ku krerët e qeverive të V4 do të diskutojnë aspektet kryesore të agjendës së BE-së.

 

Bashkëpunimi rajonal është një element i rëndësishëm i politikës së jashtme polake. Grupi i Vishegradit paraqet një pjesë thelbësore të sistemit evropian të bashkëpunimit rajonal (ngjashëm me formatet e bashkëpunimit Benelux ose Nordic). V4 në mënyrë të pandryshueshme përbën një kornizë të rëndësishme bashkëpunimi dhe një platformë për përfaqësimin e interesave të rajonit të Europës Qendrore në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar. Sukseset politike të V4 përfshijnë angazhimin e tij për Partneritetin Lindor dhe mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendet V4 gjithashtu luajnë një rol në theksimin e rëndësisë së zgjerimit të BE-së dhe politikave të fqinjësisë lindore dhe mbajtjen e tyre  në agjendën e BE-së.

 

Presidenca  polake përkon me një krizë të paparë në botë të shkaktuar nga pandemia     COVID-19. Pandemia dhe procesi i tejkalimit të pasojave të saj gjithashtu do të kenë një ndikim të rëndësishëm në rrjedhën e Presidencës Polake në V4 në shumë fusha dhe aspekte.

V4 do të duhet të punojë ngushtë për të rikthyer jetën e duhur social-ekonomike në rajon. Kjo do të thotë jo vetëm të përqendrohemi në rimëkëmbjen pas pandemisë, por gjithashtu të japim një shtysë të re për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal duke mbështetur kontaktet ndërnjerëzore në mes Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë pas heqjes së kufizimeve pandemike.

Iniciativat dhe  aktivitetet e V4 nën Ptesidencën polake do të adresohen në  tri fusha:

  1. Ekonomia dhe ndërlidhja
  2. Siguria
  3. Shoqëria

Në këto tri fusha kryesore Presidenca polake do të ketë këlto objektiva:

  1. V4 e fortë në një Europë të fortë
  2. Kthimi në normalitet (që i referohet luftës kundër COVID-19 dhe pasojave të tij)
  3. Kontaktet ndërnjerëzore
  4. Dixhitalizimi

 

Bashkëpunimi dhe koordinimi i V4 do të përqendrohen në temat kryesore të BE-së.

 

V4 do të përqendrohet jo vetëm në fushat që lidhen me kundërveprimin ndaj  efekteve të pandemisë COVID-19, por edhe me çështjet  jetike për rajonin e Europës Qendrore dhe BE në tërësi, siç janë: Brexit, MFF, Politika e Kohezionit dhe CAP, bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së, zhvillimin e Partneritetit Lindor dhe bashkëpunimin me fqinjët lindorë të BE-së, problemet e klimës, përfshirë thatësirën dhe burimet e kufizuara ujore, bio-ekonominë dhe ekonominë e rinovueshme.

Temat kryesore për bashkëpunimin V4 do të përfshijnë gjithashtu Agjendën Dixhitale, dixhitalizimin, inovacionin, energjinë dhe ndërlidhjen, shëndetësinë, shkencën, kulturën, mbrojtjen dhe sigurinë.

Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme që V4 të punojë drejt bashkëpunimit sa më të afërt transatlantik. Presidenca Polake gjithashtu do t’i kushtojë vëmendjen e duhur bashkëpunimit rajonal nën iniciativën “Tre Detet” si një kornizë që lidh V4, BE dhe bashkëpunimin transatlantik.

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë do të jetë thelbësor për V4. Ky bashkëpunim do të përqendrohet në konsolidimin e një pozicioni koherent të V4 në çështjet kryesore të politikës së mbrojtjes të diskutuar në NATO dhe BE.

Pasiguria për përparimin e vërtetë të politikës së zgjerimit të BE-së do të mbetet një sfidë që kërcënon  potencialisht interesat strategjike të Evropës, veçanërisht të Europës Qendrore. Prandaj, mbështetja e koordinuar politike nga V4 për procesin e zgjerimit të BE-së dhe përpjekjet për të mbështetur aspiratat pro integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojnë. Këtu, ne gjithashtu do të përfitojmë nga përvoja e Presidencës polake të Procesit të Berlinit. Përveç Ballkanit Perëndimor,  për V4 mbetet e rëndësishme edhe”lagja Lindore” e BE-së. Qëllimi i presidencës polake V4 është promovimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i aktiviteteve dhe projekteve V4 që mbështesin zhvillimin e PMS dhe aspiratat pro integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Ballkani Perëndimor ka shumë për të mësuar nga shembulli i Bashkëpunimit V4, dhe kjo po ndodh. Rajoni  ka marrë përsipër “këmbën ekonomike” të V4 pasi të gjithë anëtarët e saj kanë hyrë në BE. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) është e pranishme në rajon që nga viti 2007. Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) me seli në Tiranë dhe bazuar në modelin e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit,  është themeluar 5 vjet më parë dhe falë drejtimit të tij nga Gj. Murra dhe punës së stafit të tij të vogël , por të përkushtuar, ka disa rezultate të impresionuese dhe perspektivë edhe më të mirë përpara. Shpresoj që nevoja e një bashkëpunimi më të madh rajonal në Ballkanin Perëndimor përfundimisht do t’i shtyjë vendet e rajonit të krijojnë një grup të ngjashëm me V4 dhe të ndihmojnë për të tërhequr të gjithë rajonin drejt anëtarësimit në BE, duke bërë të mundur që ky bashkëpunim të vazhdojë derisa të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare me të drejta të plota të UE, sikundër është i fuqishëm në Bruksel  bashkëpunimi i V4. Ju mund të mbështeteni në ndihmën e miqve tuaj të V4 në arritjen e këtyre qëllimeve.

Lokomotiva  polake e ekspozuar në Tiranën e bukur është prodhuar në viti 1951 –  vit në të cilin Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda nënshkruan Traktatin e Parisit për krijimin e Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) çka ishte pararendëse  e Bashkimit Europian të sotëm . Kam besim se ky shembull simbolik i qymyrit dhe çelikut, do t’ju çojë në stacionet e fazave të negociatave për  të mbërritur më në fund në destinacionin tuaj të merituar – Bashkimin Evropian.

Për t’ju mbajtur në rrugën e V4, Presidenca polake ka  ideuar dhe prodhuar një “Kupë të Presidencës së Grupit të Vishegradit” e cila do të përcillet nga presidenca në presidencë. Vitin e ardhshëm  do t’ia kalojmë Presidencës Hungareze për të udhëhequr bashkëpunimin brenda  V4  në njërën anë, si dhe bashkëpunimin e  V4 me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, në anën tjetër.

*Ambasadori Fuqiplotë i Polonisë në Shqipëri

Next Post
Meta pret Hotin në Presidencë: Forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara, liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më parë

Meta pret Hotin në Presidencë: Forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara, liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nemo kthen trofeun e Eurovisionit në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit

Nemo kthen trofeun e Eurovisionit në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit

December 12, 2025
Pas dorëheqjes së Endri Shabanit, ‘Nisma Thurje’ zgjedh kryetarin e ri

U zgjodh Avokat i Popullit, Endrit Shabani: Jam i befasuar!

December 12, 2025
Dita e sotme do të mbizotërohet nga dielli, ulen temperaturat

Dita e sotme do të mbizotërohet nga dielli, ulen temperaturat

December 12, 2025
Pezullimi i Ballukut, Gjykata Kushtetuese vendos sot mbi ankimimin e qeverisë

Pezullimi i Ballukut, Gjykata Kushtetuese vendos sot mbi ankimimin e qeverisë

December 12, 2025
‘Specialet’ aksion në Fushë-Kuqe, kapen për llogari të SPAK dy persona, sekuestrohen armë

‘Specialet’ aksion në Fushë-Kuqe, kapen për llogari të SPAK dy persona, sekuestrohen armë

December 12, 2025
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

December 12, 2025
Kuvendi miraton mes debatesh”Paqen Fiskale”, rrëzohen shumica e amendamenteve

Kuvendi miraton mes debatesh”Paqen Fiskale”, rrëzohen shumica e amendamenteve

December 12, 2025
PROFIL / Doktor i Shkencave në Oksford, kush është Avokati i Popullit, Endrit Shabani

PROFIL / Doktor i Shkencave në Oksford, kush është Avokati i Popullit, Endrit Shabani

December 12, 2025
FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

December 11, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

SPAK ruan linjën Dumani – Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In