• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si ndryshon pagesa për pensionin me rritjen e pagës minimale

by A R
04/05/2017 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paga minimale për sektorin privat do të jetë 24 mijë lekë.

Qeveria miratoi dje vendimin për rritjen e pagës minimale me 2 mijë lekë.  Referenca zyrtare prej 22 mijë lekësh ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2013. Vendimi i Qeverisë përcakton që paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të jetë 24 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që është. Vendimi përcakton që për punonjësit që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës, është parashikuar edhe paga me orare, që do të jetë 138 lekë për orë. Me pagën aktuale, një orë punë për punonjësit që nuk punojnë me kohë të plotë ishte 126 lekë për orë. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë në punë të kryera gjatë kohës normale të punës, shkruan Panorama.

“Vendimi synon ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor. Rritja është në kufirin vjetor të inflacionit për vitet paraardhëse, të deklaruar nga INSTAT. Kjo gjë do të siguronte një stabilitet ekonomik dhe një nivel të qëndrueshëm jetese për punonjësit me të ardhura minimale”, thuhet në vendim. Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale do të shtojë edhe rritjen e kontributeve për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit. Me rritjen e pagës minimale, të punësuarit do të paguajnë 557 lekë më shumë kontribute se ajo që paguajnë aktualisht. Shuma totale e kontributeve për të punësuarit me pagën e re minimale do të jetë 6696 lekë në muaj. Personat e vetëpunësuar, me përjashtim të fermerëve, kontributin e detyrueshëm për sigurimin e kujdesit shëndetësor do ta paguajnë 1632 lekë në muaj, nga 1496 lekë në muaj që paguajnë sot.

Për personat e vetëpunësuar si shitës ambulantë e kanë të detyrueshme të paguajnë 5120 lekë kontribut minimal, nga të cilat 3488 lekë për sigurime shoqërore dhe 1632 lekë për sigurimin e kujdesit shëndetë- sor. Ndërsa për personat që punojnë si punëtorë shtëpie, tashmë me pagën e re minimale punëdhënësi duhet të paguajë kontributin minimal me vlerë 4304 lekë. Për të punësuarit në sektorin e fasonëve, punëdhënësi do të paguajë si kontribut të detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale 72 lekë në muaj, nga 66 lekë që paguan sot. Për qytetarët që janë mbi 18 vjeç me të ardhura të rregullta nga pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, por nuk kanë sigurim të detyrueshëm, do të paguajnë një kontribut të detyrueshëm të sigurimeve shëndetësore me vlerë 1632 lekë, më parë kjo shumë paguhej në vlerën e 1496 lekëve./a.m.

Next Post
Vendosen pllakat e fundit, ja si duket sheshi “Skënderbej” (GALERI)

FOTO/ Punimet drejt fundit, si duket tani sheshi Skënderbej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In