Futbolli është sporti më i pëlqyer në botë dhe kur dashuria e tifozëve për idhujt e tyre takohet me fantazinë, krijohet diçka e bukur.
Lojtarët më të suksesshëm dhe më të komentuar aktualisht janë Cristiano Ronaldo, Leonel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic.
Një tifoz i apasionuar pas treshes së lartpërmendur me anë të Photoshopit ka bërë një ‘parashikim’ virtual se si mund të duken këta tre sulmues pas 15 vitesh.
Ronaldo duket në formë dhe mund të thuhet se është një sozie e aktorit George Clooney, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Messin, i cili duket se është mundur nga mosha.
Kurse për Ibran, komentet janë të tepërta. /Telegrafi/