• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja si mund ta kalojmë grupin”, ish mbrotjësi Kombëtares: Pika më e fortë Gjimshiti, preferoj Balliun para Hysajt në të djathtë

by Java News
08/06/2024 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatjon Baze

Si sot një javë Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të parë zyrtare në “Euro 2024” përballë Italisë në Dortmund, një sfidë që po pritet më një interes dhe entuziasëm të jashtëzakonshëm nga tifozeria shqiptare për shkak të ecurisë fantastike që kuqezinjtë janë duke kaluar.

Dy fitoret e arritura në dy miqësoret e fundit ka bërë që atmosfera tek Shqipëria të jetë mjaft pozitive.

Në një prononcim për gazetën TemA, ka folur ish- mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Përparim Daiu i cili ka komentuar këtë moment të artë që po kalon ekipi ynë. Daiu ka marrë një ftesë të veçantë dhe nga FSHF-ja për të parë nga afër në Dortmund ndeshjen kundër “Axurrrëve”.

Daiu ka komentuar shanset e Shqipërisë për të bërë mrekullinë në “Euro 2024”, pikat e forta të kësaj Kombëtareje, e ambicet që duhet të ketë skuadra.

Si ish- mbrojtës ai dha dhe një sugjerim të tijin se kush duhet të luajë në krahun e djathtë mes Elseid Hysajt dhe Ivan Balliut.

Më poshtë intervista e tij e plotë për gazetën TemA.

Fatjon Baze: Jemi gati një javë para startit të Europianit, si e keni parë kombëtaren shqiptare gjatë kësaj periudhe?

Përparim Daiu: Kombëtarja jonë realisht edhe në miqësoret që ka zhvilluar gjatë kësaj jave, pavarsisht fortësisë së dy kundërshtarëve mendoj se i kanë shërbyer trajnerit Silvinjo për skemat taktike, po ashtu edhe për të konsoliduar tek ai formacionin e mundshëm që do të hedh në fushë në ndeshjen e parë kundër Italisë.

Mendoj se paraqitjet kanë qene pozitive dhe për mendimin tim të vetmin problem që kam parë të skuadra është se tërhiqet shumë, gati në vijen e 16-metershit dhe ne kemi kundërshtarë shumë kualitativ dhe kjo do të bëhet shumë e rrezikshme për ne.

Gjithsesi mbetemi shpresë plotë tek trajneri e futbollistët që do të japin më të mirën e mundshme në këtë Europian.

Fatjon Baze: Ne ndodhemi në një grup mjaft të fortë, sa janë shanset tona për të bërë mrekullinë?

Përparim Daiu: Megjithëse ndodhemi në një grup mjaft të fortë, futbolli ndaj është i bukur dhe është po aq i paparashikueshëm, e aq më shumë që në futbollin e sotëm diferencat janë pakësuar goxha.

Mendoj që nëse ne arrijmë që të marrim një rezultat rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Italisë, do të kemi shanset tona. Plus morali ndikon shumë në futboll. Shpresoj që të marim 4-pikë dhe pse jo të kalojme grupin.

Fatjon Baze: Cilat duhet të jenë ambiciet e Shqipërisë për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”?

Përparim Daiu: Ambiciet?  Kurrë mos thuaj kurrë…

Djemtë kanë shkuar në Europian dhe mos t’i marrin maksimumin dhe ta shijojnë. Do të preferoja cinizem dhe kalimin e grupit. Por dhe nëse eliminohemi duke shpalosur futboll dhe të na argetojnë me një lojë të bukur e dinjitoze nuk do të isha hatërmbetur.

Fatjon Baze: Kush mendoni se është pika me e fortë e kësaj kombëtareje?

Përparim Daiu: Pika më e fortë e kësaj kombëtareje mendoj pikërisht repartin e mbrojtjes ku të vetmen dileme kam krahun e djathte. Në krah të djathtë do të preferoja që të lunate si titullar Ivan Balliun. Ai që është kapiteni i skuadrës Berat Gjimshiti është edhe ylli i kësaj Kombëtareje që të frymëzon në çdo aspekt.

Fatjon Baze: Sa besoni se do të bëjmë mrekullinë në këtë fazë të grupeve?

Përparim Daiu: Shpresojë shumë ta bëjmë këtë gjë. Siç e theksova dhe më lart objektiv duhet të kemi të marrim marim 4 pike. Nëes arrijmë t’i sigurojmë besoj se do ta kalojmë edhe grupin./tema

Next Post
Veliaj jep lajmin e mirë: Dy shkolla të reja në Njësisë 5 dhe 13. Falë PS, edhe prona e atyre që djegin goma është trefishuar në Tiranë

Veliaj jep lajmin e mirë: Dy shkolla të reja në Njësisë 5 dhe 13. Falë PS, edhe prona e atyre që djegin goma është trefishuar në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In