Ja si kursejnë njerëzit e pasur
Kush tha se njerëzit e pasur shpenzojnë pa fund? Në fakt, është ide e gabuar. Shumë prej tyre, thjesht i mirëmenaxhojnë paratë. Ja disa këshilla:
Jini të kujdesshëm me shpenzimet e vogla: Në përgjithësi, të gjithë mundohen të jenë të kujdesshëm në blerje apoinvestime të mëdha. Megjithatë, njerëzit priren të jenë të pakujdesshëm kur bëhet fjalë për shpenzime të vogla. Por duhet të dini se këto shpenzimet e vogla dhe të pakuptuara, në fund do të grumbullojnë një sasi të madhe parash të shpenzuara.
Fokusohuni në të ardhmen: Çojeni fokusin tuaj në të ardhmen në vend që të kënaqeni më pak në të tashmen. Në të ardhmen, nëse kurseni, do të keni mundësi të bëni investime dhe blerje më të mëdha që do të jenë më efektive dhe do të ndiheni krenar për veten. Një shprehje e Tennessee Williams thotë: “Ju mund ta përballoni rininë pa para, por pleqërinë jo”.
Mos blej gjëra të panevojshme për t’u bërë përshtypje njerëzve: Edhe pse të gjithë dëshirojnë të marrin reagime të mira nga kolegë dhe miqtë në lidhje me gjërat që keni, duhet t’i vendosni kufi vetes në lidhje me blerjen e gjërave të tilla. Duhet të blini si dhe sa duhet. Lëreni mënjanë maninë për t’u bërë përshtypje të tjerëve.
Punoni shumë: Ndryshe nga perceptimi i zakonshëm që njerëzit e pasur duan vetëm të argëtohen dhe të gëzojnë jetën e tyre, realiteti është se ata punojnë shumë dhe mbi të gjitha, i menaxhojnë mirë paratë e tyre.
Mundohu ta ruash pjesën më të madhe të të ardhurave.
Prisni sezonin e uljeve nëse doni të blini diçka shumë të shtrenjtë.
Investoni kursimet me mençuri: Njerëzit zakonisht injorojnë shumat e vogla, por këtyre shumave mund t’i shtoni një shumë tjetër dhe të blini diçka me cilësi më të mirë dhe që mund t’ju duhet më shumë. Çelësi i të pasurit para, është zgjuarsia në menaxhimin dhe investimin e tyre.