• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja si i përgjon telefonat celularë SHISH

by
12/07/2015 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej Tetorit të vitit 2013, një kompani e huaj ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me disa zyrtarë shqiptarë të interesuar për të blerë prej saj programe kompjuterike të afta për të përgjuar kompjutera dhe telefona të gjeneratës së fundit, smartphone.

Programi i quajtur Remote Control System Galileo është projektuar për të sulmuar, infektuar dhe monitoruar një numër tepër të madh kompjuterash dhe smartfonësh vjedhurazi.

Ai i lejon përdoruesit që të mbledhë fshehurazi të dhëna nga të gjitha sistemet operative të përdorura si Windows XP, Vista, Windows 7 dhe 8, Mac OS dhe Linuks.

Në lidhje me smartphone -ët, ai mund të monitorojë dhe përgjojë iPhone-t, Symbian që përdor Nokia, Blackberry, Adroid –ët dhe telefonat Windows 8.

Pasi objektivi është infektuar nga ky program, Remote System Control Galileo lejon hyrjen në aparat dhe marrjen e informacioneve të shumëllojshme. Këtu përfshihen të dhënat dhe komunikimet nga nga Skype, Facebook, Twitter, WhatsApp, Viber, Line etj.

Programi përgjon gjithashtu në të gjitha gjuhët e tastierave kompjuterike apo të telefonave, zbulon vendndodhjen e tyre, u kopjon fotografitë, mikrofonat, pra bisedat dhe kamerat.

Në mënyrë të padukshme ky program arrin të depërtojë edhe sistemet e mbrojtëse më të njohura.

Wikileaks ka zbuluar sy program iu propozua Shërbimit Informativ Shtetëror. Mësohet se propozimi erdhi nga një drejtori brenda SHISH. Por siç tregon Wikileaks, bisedimet kishin nisur më herët.

Kontaktet mes kompanisë Hacking Team, që e dispononte atë kishin nisur prej Tetorit të vitit 2013 mes drejtuesve të saj dhe një zyrtari shqiptar me inicialet E.D.

Negociatat vijojnë mes E.D dhe përfaqësuesve të kompanisë. Por në Dhjetor të 2013 –ës pjesë e tyre bëhet edhe një punonjës i shërbimit informativ me inicialet E.L.

Në këmbimin e email -eve mes tij dhe një përfaqësuesi të HackinTeam, punonjësi i SHISH thotë se Shërbimi Informativ kishte pranuar parimisht që të shihte një prezantim të programit, në fillim të vitit 2014.

Disa përfaqësues të kompanisë mbërrijnë në Tiranë në Shkurt të vitit 2014 për t’a prezantuar projektin.

emailet e Wikileaks japin detaje për udhëtimin e përfaqësuesve të kompanisë, akomodimin e tyre në “Hotel Tirana” dhe largimin nga Shqipëria.

Ato tregojnë gjithashtu se mes kompanisë dhe pikave të kontaktit në Shqipëri ka patur edhe telefonata. Përmbajtja e tyre nuk bëhet e ditur.

Televizioni Klan mësoi se pas shumë muajsh negociata, të cilat vijuan edhe në vitin 2015, SHISH refuzoi ta blinte super – programin e përgjimeve.

Arsyeja: ai ishte i kushtueshëm dhe SHISH nuk mund ta përballonte. Në dokumentat e publikuar nga Wikileaks thuhet se të interesuar për këtë program ishin zyrtarë të qeverisë. Por në email -et e siguruar deri tani nuk ka shumë detaje rreth kësaj.

Nuk është e qartë nëse negociata do të vijojnë me kushte të tjera që mund të kërkojnë ulje të çmimit. Nëse programi do të blihej, asnjë nga kompjuterat apo celularët nuk do të ishte më i sigurtë. Tv Klan

Next Post

Nuland, Schultz dhe Kotzias, tre zyrtarët që vizitojnë Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In