Shanset që Cristiano Ronaldo të nënshkruajë me Juventusin sa vijnë dhe rriten.
Kur u shfaq së pari në faqen e parë të “Tuttosport” të premten në mbrëmje, duket e pamundur, por ideja që fituesi i 5 Topave të Artë për të lënë Real Madridin për bardhezinjtë ka fituar mjaft vëmendje.
Mediat spanjolle dhe portugeze pohojnë se kjo është një marrëveshje e bërë, ndërsa në Itali shtypi është më shumë tentativë, duke këmbëngulur se është një ide në fazat më decizive.
Sot, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, i hedhi më shumë benzin zjarrit kur u pyet për thashethemet e Cristiano Ronaldos dhe u përgjigj thjesht “asnjë koment”.
Kjo tratativë nuk ka kaluar pa u vënë re nga kompanitë e basteve. Në çastin e parë, kalimi i Ronaldos tek Juventusi kuetohej me koeficentin 10. Ndërkohë, dje ky kalim të jepte 1.83 të shumës së vënë, ndërsa sot ata kanë rënë në 1.75. Një e dhënë mjaft interesante kjo, duke e bërë thuajse të kryer transferimin e yllit portugez tek kampionët e Italisë.
a.ç