• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ja si do ta ndryshojë pandemia tregun e punës?

by Java News
21/07/2020 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandemia e koronavirusit ka detyruar bizneset të rivlerësojnë mënyrën e funksionimit, si dhe të shohin disa nga specialistët në një këndvështrim të ri. Materiali na njeh me mendimet e disa ekspertëve se si mund të duket tregu i ardhshëm i punës.

Largime, orë të shkurtuara, pushime të papaguara dhe perspektivë e panjohur – që nga pandemia e koronavirusit në SHBA, mbi 40 milionë amerikanë kanë paraqitur kërkesa për asistencë nga papunësia. Por disa përfituan nga kriza – që në mesin e marsit, shitësi më i madh në internet Amazon njoftoi planet për të punësuar 100,000 njerëz shtesë. Shumë vende të tjera janë në kërkim të shoferëve të shpërndarjes, dhe dyqanet ushqimore janë në nevojë të vazhdueshme për punonjës.

“Ne kemi kaluar në një fazë ku të gjithë jemi duke bërë blerje në internet, po blejmë në internet dhe mendoj se me siguri kjo do të vazhdojë. Nuk mendoj se njerëzit mezi presin të dalin në dyqane, dhe kanë mësuar lehtësinë e blerjeve online Kështu që mendoj se tregtia elektronike vërtet do të vazhdojë të rritet – që do të thotë më shumë punë në atë industri“, thotë Elizabeth Malatestinic me universitetin e Indianës.

Ekspertët thonë se, pasi të mbarojë pandemia, kërkesa për punonjësit e mjekësisë gjithashtu do të rritet ndjeshëm pasi gjithnjë e më shumë kompani private duan të kenë një mjek të tyrini dhe disa madje janë duke formuar departamente mjekësore. Rritja e kërkesës parashikohet gjithashtu për shërbimet e pastrimit.

Rritja e vëllimit të transaksioneve në internet dhe punës nga shtëpia do të çojë në nevojën për më shumë specialistë të teknologjisë kompjuterike. Sipas Paul McDonald, drejtor ekzekutiv i një kompanie këshillimi për menaxhimin Robert Half, aftësi të tilla si kodimi, analizimi i të dhënave si dhe njohuritë në sferën e tregërisë elektronike dhe bankave do të kërkohen gjithnjë e më shumë.

“Në fushën e teknologjisë është mbështetja teknike në distancë, privatësia të të dhënave, me shumë vlera në siguri, ekspertë të vazhdimësisë së biznesit në arenën e teknologjisë. Në fushën bankare, kemi parë kërkesa në rritje për përpunuesit e dokumentacionit të hipotekave gjatë kësaj pandemie. Çmimet janë ende të ulta, prandaj rifinancimi i hipotekave është akoma shumë aktiv. Kemi parë gjithashtu që llogaritarët e huave kanë qënë shumë të kërkuar … ”

Rutina e punës e diktuar nga pandemia do të ndikojë gjithashtu në tregun e punës pas COVID. Sipas hulumtimit nga kompania këshilluese për menaxhimin Gallup, rreth 60% e amerikanëve punuan në shtëpi gjatë pandemisë, dhe mbi gjysma e tyre do të donin ta vazhdojnë këtë edhe pas pandemisë.

“Është një avantazh i ri për njerëzit që kanë nevojë për atë lloj fleksibiliteti – njerëz me fëmijë të vegjël, persona me aftësi të kufizuara ose me sëmundje kronike … Këta lloj njerëzish janë përpjekur të kenë fleksibilitet për një kohë të gjatë dhe janë përplasur me punëdhënësit që i rezistojnë punës nga shtëpia. Tani papritmas, nga pandemia, ne befas e kuptojmë – mbase mund të bëhet për një kohë të gjatë!“, thotë Erin Hatton profesor në universitetin Buffalo.

Puna në distancë mund të jetë e dobishme jo vetëm për punonjësit, por edhe për punëdhënësit, thonë ekspertët. Në atë rast, tregu i punës së shpejti do të hyjë në një fazë të vërtetë globalizimi.

“Nëse keni fuqi punëtore në distancë, kjo krijon një mundësi për ju të rekrutoni njerëz kudo. Nuk je i detyruar nga gjeografia. Mund të jesh me qendër në Nju Jork dhe të kesh punëtorë në Kansas që punojnë për ty”, thotë Paul McDonald.

E gjithë idea e kulturës së korporatës do të kalojë në shumë ndryshime pas pandemisë. Për miliona njerëz në mbarë botën, disa muaj ndërthurën zyrën, klasën dhe shtëpinë në një, dhe për shumë njerëz thjesht mund të qëndrojnë në atë mënyrë.(VOA)

Next Post
Donald Trump përjashton imigrantët pa dokumenta nga hartat zgjedhore

Donald Trump përjashton imigrantët pa dokumenta nga hartat zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In