Shefi e krijuesi i Amazonit, Jeff Bezos ka dhënë më pak pasuri për bamirësi sesa Bill Gatesi, Mark Zuckerbergu madje edhe se Donald Trumpi.
Njeriu më i pasur në botë, i cili aktualisht është duke u divorcuar nga gruaja e tij MacKenzie, që pritet të jetë divorci më i shtrenjtë në botë, ka dhuruar vetëm 0.0906 për qind të pasurisë së tij të konsiderueshme, transmeton koha.net.
55 vjeçari Bezos, ka dhuruar vetëm një pjesë të vogël të 160 miliardë dollarëve të tij, saktësisht 145 milionë dollarë për ndihma humanitare, sipas The Neë York Post.Kjo e lë atë pas fondacionit “Bill & Melinda Gates”, fondacion i cili ka dhuruar 37 për qind të pasurisë së tyre si dhe Warren Buffet, i cili ka dhuruar 36 për qind të pasurisë së tij.
Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates është njeriu më zemërgjerë në të gjithë botën.Krijuesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, me gruan e tij Priscilla Chan, kanë dhuruar 4 për qind të pasurisë së tyre, madje edhe Donald Trumpi ka dhuruar 3 për qind të pasurisë së tij 3 miliardë dollarëshe.
Gjatë këtij muaji, Bezos, i cili ka nën pronësi edhe firmën eksploruese hapësinore “Blue Origin” e edhe gazetën “Washington Post”, ka deklaruar se është duke u divorcuar nga gruaja e tij MacKenzie, pas një martese 25 vjeçare.
Divorci pritet ta bëjë gruan e tij 48 vjeçare Mackenzie, gruan më të pasur në botë, pasi pasuria e tij 140 miliardë dollarëshe pritet të ndahet në dysh, përgatiti Koha. (b.an)