Një tjetër shqiptare i shtohet listës së njerëzve të suksesshëm jashtë trojeve tona.
Bëhet fjalë për Leona Novobërdaliun, e cila mori kurorën e “Miss Sllovakisë” në kompeticionin që u mbajt në 14 gusht.
22 vjeçarja me origjinë shqiptare, por e lindur në Bratislava, dha një performancë të shkëlqyer gjatë konkurrencës me 11 finaliste të tjera.
Leona është ekonomiste e diplomuar në Kings College në Londër. Ajo do të përfaqësojë Slovakinë në konkursin Miss Bota 2020.
Bukuroshja hyri në konkursin “Miss Sllovakia” sepse ishte ëndrra e saj që në moshë të re, të cilën dëshironte ta realizonte.
Gara u zhvillua në DoubleTree, ndërsa diferenca ishte shumë e vogël mes konkurrenteve që garuan këtë vit.
Tashmë shqiptarja do të përfaqësojë Sllovakinë në “Miss World 2020”, me shpresën që të rrëmbejë edhe atje kurorën e më të bukurës në botë.