Ja shenjat më seksi të horoskopit!

Akrepi njihet si shenja më seksi e Zodiakut, për shkak të fizikut tërheqës, linjave trupore dhe personalitetit misterioz. Megjithatë, mendimet mes astrologëve janë të ndryshme. Disa thonë se virgjëreshat janë më seksi për shkak të natyrës seksuale, luanët njihen gjithashtu si më seksi për shkak të sharmit. Peshqit gjithashtu njihen si shenja më seksi, shihni Rihann-an. Edhe peshqit janë joshës. Por si i rendisin astrologët përgjithësisht?

Ata kanë përzgjedhur 7 prej shenjave më seksi dhe renditjen përkatëse:

2-Luani: Luani është shenja e dytë më seksi e Zodiakut. Jashtëzakonisht pasionant, energjik edhe për shkak të shenjës së zjarrit që i përket. Personat me shenjën e luanit janë provokues, argëtues, fleksibël dhe të ngazëllyer për të provuar diçka të re me partnerin e tyre. Luani aventurier mund të jetë shumë intensiv dhe do bëjë gjithçka për t’i bërë të lumtur të tjerët. Ata janë vërtet të sigurt, optimistë dhe të drejtpërdrejtë në lidhje me dëshirat dhe nevojat e tyre, gjë që i bën ata vërtet kërkues dhe jo shumë të lehtë për t’u kënaqur.

3-Peshqit renditen në vendin e tretë: Prania e tyre tërheqëse i bën unikë dhe të ndryshëm nga shenjat e tjera të Zodiakut. Janë shumë romantikë, preferojnë një lidhje stabël. Ndjeshmëria i bën tepër joshës, çdo puthje që japin e ndjejnë thellë. Nëse kërkojnë partnerin ideal, duhet patjetër të lidhen bashkë në çdo aspekt. Disa nga të shenjës së peshkut kanë pranuar se kanë qarë kur kanë bërë dashuri me ndjenjë, një gjë e rrallë që zor se mund të ndodhë tek shenjat e tjera.

4-Dashi renditet në vendin e katërt: Është shenjë zjarri, entuziast, intensiv madje dhe i vrullshëm. Dashit është vështirë t’i rezistosh për shkak të personalitetit posedues, sidomos në shtrat. Janë shumë pasionantë dhe ekspresivë me dikë që duan vërtetë. Dashi është aventurier, njihet si agresiv dhe në disa raste me sjellje të çuditshme në shtrat. Dashi ka aftësinë të të kthejë dhimbjen në kënaqësi.

5-Virgjëresha mund të jetë shenja më seksi nga shenjat e tokës, por jo në vendin e parë. Është seksuale dhe dominuese. Pamja engjëllore i bën tërheqëse dhe unike. Është intensive me partnerin, por bën edhe shumë llogari. Ndonjëherë kjo pengon dëshirat e errëta që ka, dhe shpesh herë kritikohet se nuk bën atë ç’ka realisht ndjen.

6-Gaforrja: Është shenjë tërheqëse. Natyra emocionale i bën ata të kësaj shenje njerëz të dashur dhe të kudjesshëm. Duan të bëjnë dashuri dhe të kënaqin më shumë nevojat e partnerit. Mund të duken të turpshëm në fillim, dhe preferojnë të joshen që të largojnë barrierën. Është shenjë e butë, emocionale por edhe intensive. Kontrollin në shtrat nuk e marrin dot, por kjo gjë nuk iu intereson.

7-Peshorja: Peshorja është tepër seksuale, por vetëm me personin që dashuron. Zakonisht preferon marrëdhëniet afatgjata. Natyrshëm njerëzit e kësaj shenje janë të bukur fizikisht. Shumica nuk kanë nevojë as për makeup kur dalin. Shquhen për një stil jetese të thjeshtë, dhe njëkohësisht janë shumë fleksible dhe argëtuese kur i ke pranë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com