Lorik Cana insiston se të gjitha skuadrat duan të fitojnë Euro 2016
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana në një intervistë për Uefa.com ka folur për shanset e skuadrës së tij për të triumfuar në Euro 2016.
Ai tha se të gjitha skuadrat duan të fitojnë dhe se në Francë do të mundohen të tregojnë vlerat e tyre me të cilat janë kualifikuar në këtë kampionat.
“Çdo skuadër do të shkojë atje për të fituar dhe i njëjtë është edhe objektivi i Shqipërisë. Nëse kjo është e mundur dhe cilat janë shanset tona, atëherë kjo është çështje tjetër. Ne duam të luajmë lojën tonë dhe të tregojmë vlerat që kemi shfaqur në vitet e fundit, gjërat që na ndihmuan të kualifikoheshim”, tha Cana për faqen zyrtare të UEFA’s. /Express/ a.k