Organizata kriminale shqiptaro-greke vepronte si një trup i vetëm, duke mos braktisur asnjë bashkëpuntor edhe nëse ai arrestohej nga policia. Familja e të arrestuarit mbështetej financiarisht me para të thata, ndërkohë që njëherësh ofrohej pagesa edhe për avokatët mbrojtës që do mbronin të arrestuarit në gjyq. Kjo frymë kishte krijuar një unitet mes anëtarëve të grupit, të cilët kanë vepruar në këtë trafik për dhjetëra vite me rradhë. Për shkak se territori i organizatës ishte zgjeruar ndjeshëm, ku sipas raporteve të policisë helene thuhet se grupi ishte ndarë në tre celula kruesore, me qendër në Sarandë, ku qëndronte,drejtonte e financonte, Kelmend Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.
Në Athinë vepronte Georgios Alifantis bashkëpunëtori më i ngushtë i Balilit dhe njëkohësisht koordinatori i trasnportit, depozitimit të përkohshëm dhe shpërndarjes nëpër Greqi të kanabis të papërpunuar.Ndërkohë që në Bruksel vepronte me të drejta të deleguara një tjetër drejtues Shqiptar që quhet Dhimitër Poti së bashku me vllanë Xhevahir Poti.
Dy nga drejtuesit që qëndronin jashtë Shqipërisë tashmë kanë rënë në pranga, ndërsa koka e këtij rjeti që ndodhet në Shqipëri, nuk është arrestuar nga policia shqiptare dhe se aktualisht është zhdukur pa adrresë.Për Balilin ende nuk është nxjerë një mandat arresti nga policia Shqiptare,ndërkohë që pala greke e ka shpallur në kërkim baronin Shqiptar Kelment Balilin.Grupi përdorte agjencitë e udhëtimeve dhe agjencitë e transporteve si brenda dhe jashtë vendit për të fshehur drogën, ku shpesh herë e ka bërë këtë gjë në trajlera të mbushur me gurë dekorativë (Mermer), trajlera të nkgarkuar me çokollata dhe drurë për zjarr.
Drogë në trajlera me gurë, dru e çokollatë
Dyshime të forta janë ngritur se grupi që drejtohej nga Kelmend Balili ka përdorur dhjetëra teknika tepër të sofistikuara me qëllim trafikun e drogës. Këto teknika shmangnin zbulimin e drogës nga qentë nuhatës të policisë, shmangnin skanerat por edhe vetë syri i policëve në pikat kufitare nuk mund të konstatonte lehte. Këto teknika kanë habitur dhe autoritet vendase dhe të huaja, pasi në disa raste droga është fshehur brenda gurëve të mermerit, siç ishte rasti i kapjes së një trajleri në Gjermani.
Një tjetër teknikë ka qënë ajo e kapjes së drogës në trajlera të mbushur me dru zjarri, siç ka qënë rasti i bllokimit të trajlerit në portin e Durrësit në 25 tetor 2015, që mendohet se i përket këtij grupi kriminal që drejtohej nga Kelmend Balili. Ndërkohë dyshime të forta bien dhe për një agjensi udhëtimi me qëndër në Gjirokastër, që mund të jetë bërë pjesë e disa dërgesave me drogë dhe transfertave të parave nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas.Gjithashtu organizata ka përdorur në tetor të 2015 një kamion të ngarkuar me krem çokollate, duke trafikuar një sasi të papërcaktuar drogë të llojit kokainë.
Organizatë Kriminale
Të paktën që nga janari i vitit 2014 deri në ditën e arrestimit të tyre më 08-05-2016 krijuan dhe morrën pjesë në një organizatë kriminale me karakter ndërkombëtar e cila kishte ai aktivitet transportimin dhe shpërndarjen e sasie të mëdha kanabis i papërpunuar, kokaine, si dhe kanabis të përpunuar. Ky aktivitet kryhej midis vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, përfshirë edhe vendin tonë (Greqia), por edhe nga Shqipëria për në Europë, me synim shpërndarjen e mëtejshme.Kjo bëhej me kamionë të mëdhenj të transportit ndërkombëtar, të cilat në përgjithësi merreshin me qira nga Bullgaria dhe Austrian në emër të kompanive që i shërbenin pjesëtarëve të organizatës kriminale. Për krijimin e këtyre kompanive përdoreshin disa persona që kishin rolin e “dordolecit”. Kjo organizatë kriminale kishte një strukturë të mirëorganizuar me role të ndara sipas një hierarkie të mirë përcaktuar për secilin prej anëtarëve.
Rolet e anëtarëve
Kelmend Balili nga Saranda kishte rolin e financuesit, por edhe të drejtuesit të trafikimit të sasive të mëdha kanabis nga Shqipëria për në Greqi dhe në Europë, nga toka me kamionë transporti ose nga deti me skafe të shpejta.
Georgios Alifantis bashkëpunëtori më i ngushtë i Balilit dhe njëkohësisht koordinatori i trasnportit, depozitimit të përkohshëm dhe shpërndarjes nëpër Greqi të kanabis të papërpunuar. Ai kishte si detyrë edhe mbledhjen e parave për të paguar transporti si dhe rekrutimin e personave që duheshin për të transportuar por edhe për të rujatur ngarkesën e jashtëligjshme.
Dhimitrios Papadhomihelaqis, Kristos Korianopulos dhe Stamatis Buropulos këta ishin personat që merreshin me ruajtjen dhe në përgjithësi me sigurinë e ngarkesave.
Spiridhon Kolevris ky ishte personi përgjegjës për fshehjen e ngarkesave të drogës
Dhimitër Poti dhe Thomas Aleksaqis ishin personat përgjegjës për organizimin e transportit dhe shpërndarjes së drogës në vende të ndryshme të Europës. Ata ishin edhe personat që mbanin lidhjet me bandat e tjera në vendet europiane dhe po në këto vende kishin magazinë ku depozitonin drogën që mbërrinte nga Greqia e Shqipëria.
Ksenofon Anagnostopulos duke qenë se zotëronte një biznes shitje-blerje makinash të përdorura ishte njeriu që siguronte mjetet për transportin e drogës në rrugë tokësore.
Joanis Rumeliotis si banues në Bullgari ishte personi që merrej me krijimin e kompanive fantazma nëprmjet të cilave merreshin me qira kamionët e transportit si dhe me gjetjen e shoferëve të huaj.
Mihail Sofronas dhe Nikolaos Tasopulos ishin personat që merreshin me modifikimin dhe krijimin e vendeve në kamionat apo karrocerinë e tyre për të fshehur drogën.
Pagesa për familjet e shoferëve
Sipas raportit të policisë greke drejtuesit e bandës së narkotrafikantëve kujdeseshin mjaft mirë për anëtarët e thjeshtë që kapeshin nga policia. Sa herë që një shofer me drogë kapej nga forcat e sigurisë, drejtuesit e bandës jo vetëm që nuk e cilësonin fajtorë, por nxitonin që të paguanin për avokatë të mirë si dhe shpenzimet gjyqsore. Personat përgjegjës për këtë ishin Georgios Alifantis dhe Ksenofon Anagnostopulos. Në përgjithësi parat u paguheshin familjarëve të personave të kapur.
Një rast i vërtetuar është ai kur Anagnostopulos i niste sasi të ndryshme parash nëpërmjet bankës një gruaje me emrin “Niki”, e cila kishte lidhje me të arrestuarin në Bullgari më 30.04.2015 me 531 kg kanabis Kleanthi Dhimopulo, por edhe me të arrestuarin më 18.01.2014 me 1.135 kg kanabis Thimio Neranxi.
Droga në kremë çokollatë
Në fund të tetorit 2015 banda ka transportuar një sasi kokaine të një sasie të papërcaktuar nga Holanda për një vend të Bashkimit Europian. E veçanta është se droga është fshehur mes një ngarkesa me kremë çokollatë. Sipas raportit të policisë greke anëtari i bandës Mihail Sofronas kishte modifikuar disa vende për të fshehur drogën në kamionin të markës “Mercedes” model “Atrios”. Ngarkesa ishte e ligjshme me kremë çokollatë të markës “Nutella”.
Agjensia
Dyshime të forta bien dhe për një agjensi udhëtimi me qëndër në Gjirokastër, që mund të jetë bërë pjesë e disa dërgesave me drogë dhe transfertave të parave nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas.
Qentë nuhatës
Këto teknika shmangnin zbulimin e drogës nga qentë nuhatës të policisë,shmangnin skanerat por edhe vetë syri i policëve në pikat kufitare nuk mund të konstatonte lehtë.
Ikën Balili
Dy nga drejtuesit që qëndronin jashtë Shqipërisë tashmë kanë rënë në pranga, ndërsa koka e këtij rjeti që ndodhet në Shqipëri, nuk është arrestuar nga policia shqiptare dhe se aktualisht është zhdukur pa adrresë.
Në dru zjarri
Një tjetër teknikë ka qënë ajo e kapjes së drogës në trajlera të mbushur me dru zjarri, siç ka qënë rasti i bllokimit të trajlerit në portin e Durrësit në 25 tetor 2015, që mendohet se i përket këtij grupi kriminal që drejtohej nga Kelmend Balili
Tabela me të dhënat e grupit Shqiptaro-Grek
Shqiptarët
Petro Dalanaj 59 vjeç, profesioni peshkatar, Sarandë
Kleanth Palaj 22 vjeç, profesioni peshkatar, Sarandë
Grekët
Georgios Alifantis 46 vjeç, profesioni shofer, Nikea Athinë
Ksenofon Anagnostopulos 52 vjeç, biznesmen shitje makinash, Kifisia Athinë
Thomas Aleksaqis 59 vjeç, profesioni shofer, Koropi
Harallambos Paçavuras 33 vjeç, profesioni shofer, Veria
Spiridhon Kolevris 52 vjeç, profesion shofer, Zakintho
Athina Vosu 37 vjeçe, e papunë, Zakintho
Dhimitrios Papadhomihelaqis 46 vjeç, profesioni instruktor palestre, Koridhalos Athinë
Kristos Korianopulos 48 vjeç, i papunë, Nikea Athinë
Mihail Sofronas 56 vjeç, profesioni elektraut, Keratsini Pirea
Nikolaos Tasopulos 50 vjeç, profesioni xhenerik, Kalithea Athinë
Stamatis Buropulos 44 vjeç, i papunë, Neos Kosmos Athinë
Himara
Zaharia Rondo 50 vjeç, profesioni shofer, lindur Himarë, banues Kifisia Athinë
Stefan Zoto 43 vjeç,profesioni shofer, lindur Himarë, banues Pagrati Athinë
Të pa arrestuarit
Dhimitër Poti 50 vjeç, shtetas shqiptar, banues Bruksel Belgjikë
(Dh.Poti u arrestua dy ditë pas këtij raporti)
Kelmend Balili 44 vjeç, shtetas shqiptar, banues Sarandë Shqipëri
Joanis Rumeliotis 59 vjeç, shtetas grek, banues Blagoevgrad
Antonios Kaçandonis 39 vjeç, shtetas grek, banues Athinë Greqi. report tv/ a.k