• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja se çfarë e pret Mosulin pas fitores mbi ISIS-in!

by Java News
27/06/2017 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat qeveritare irakiane pritet që brenda pak ditësh të arrijnë fitoren përfundimtare mbi Shtetin Islamik në Mosul. Por ekspertët paralajmërojnë se vetëm fitorja ushtarake nuk garanton paqe të qëndrueshme në rajon.

Ata po i kërkojnë Bagdadit që të punojë për zhvillimin e bashkëpunimit mes grupeve të ndryshme që jetojnë në rajon.Banorët në Mosulin lindor festuan Kurban Bajramin të çliruar nga Shteti Islamik për herë të parë në tre vjet.

Issam Ibrahim është një nga banorët.“Duam t’u tregojmë të afërmve tanë që janë ende në anën perëndimore se forcat e sigurisë po vijnë t’ju shpëtuar, ndaj mos u frikësoni dhe mos hezitoni të bashkëpunoni me ta. Me dëshirën e Zotit, ju do të shporrni Shtetin Islamik sa më shpejt.”

Forcat qeveritare po bëjnë përparim drejt qendrës historike të Mosulit, pjesa e fundit e qytetit që ende mbahet nga militantët. Shtëllunga tymi u panë mbi qytetin e vjetër të dielën. Beteja është e komplikuar sepse kjo zonë ka një popullsi të dendur. Oficeri Abdulëahab Al- Saadi është me sherbimin kundër terrorizmit.

“Deri tani janë shpëtuar mijëra familje. Operacioni po vazhdon, por kërkon masa të kujdesshme kur përparon, me qëllim ruajtjen e jetëve të banorëve civilë dhe trupave ushtarake.”

Por ka njoftime për viktima. Suham Mohammed është një banor i zhvendosur i Mosulit.

“Vajzat e mia ishin nën rrethim. Një predhë nga ajri goditi shtëpinë dhe humba vajzat e mia. Dua të kthehem tek vajzat e mia. Ndoshta janë gjallë.”

Pavarësisht vështirësive, Bagdati beson në rimarrjen e menjëhershme të qytetit. Ekspertët thonë se mundja ushtarakisht e Shtetit Islamik nuk do të garantojë paqe të përhershme në Mosul. Është e rëndësishme të sigurohet që strukturat drejtuese dhe policia të përfaqësojë të gjitha grupet e rëndësishme etnike dhe sektare në rajon, thotë analisti Michael O”Hanlon.

“Në këtë lloj shoqërie të shpërbërë, njerëzit nuk fillojnë të besojnë njëri-tjetrin. Ata nuk do të bashkëpunojnë vetëm për shkak se është eliminuar një forcë e keqe e brendshme apo jashtëme. Duhet zhvilluar dhe punuar për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit dhe gradualisht ndërtimin e besimit. Kjo nuk do të realizohet menjëherë.

Rënia e Mosulit do të shënojë fundin e “Kalifatit” të Shtetit Islamik nëIrak. Gjithashtu duket se grupi ka gjasa të humbasë bazën e tij siriane në Raqqa. Por militantët do të mbeten në kontroll të zonave të mëdha si në Irak ashtu edhe në Siri, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post

Fitorja e thellë, Rama: Sot në 18:30 në sheshin Skënderbej për përqafimin e këtij momenti historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In