• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja sa turistë presim deri në fund të vitit”, Kumbaro: Objektivi për vitin 2030 është turizmi elitar

by A R
18/09/2024 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryefjala e intervistës së ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi në emisionin “Ekspres” në RTSH ishte bumi i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në .

Sipas shifrave të bërë publike nga qeveria, vetëm në 8-mujorin e parë janë 8.5 milion, shifër kjo që përbën dhe suksesin e radhës në këtë sektor të rëndësishëm për vendin.

Nga janari deri në gusht rreth 8.5 milionë vizitorë të huaj kanë shijuar Shqipërinë, jo vetëm më shumë në numër krahasuar me një vit më parë, theksoi Kumbaro, por edhe me një larmi vendesh origjine.

Në këtë kontekst ajo tha se kjo shifër është një nga indikatorët që po ecën ky sektor tepër i rëndësishëm i ekonomisë dhe i Shqipërisë që duam të ndërtojmë.

“Ka shumë parametra dhe indikator me të cilat ne e matim këtë sektor. Nuk është thjesht shifra e të huajve që kanë hyrë në Shqipëri, por janë 8.5 milion klient që  krijojnë motor zhvillimi që do të sjellin të ardhura.  Duke iu referuar shifrës së një viti më parë ku në Shqipëri hynë 10.1 milion turistë të huaj ku nga Banka e Shqipërisë në ekonominë shqiptare hynë 4.2 miliard euro. Pra është një buxhet shteti më vetë”.

Duke e krahasur me një vit më parë në periudha të njëjta, Kumbaro deklaroi se për 2024 kemi 20% më shumë të turistëve të huaj se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Nuk dua ta bëj një projeksion për një arsye; sepse është e thjesht të masës numrin e vizitorëve sepse matet nëpërmjet sistemit TIMS dhe pasaportave të huaja që futen në territorin shqiptar por qëllimi është që ata të qëndrojnë sa më gjatë në vendin tonë dhe do të paguajnë me shumë”.

Serish duke iu referuar shifrave për shpenzimet e turistëve për atë që quhet ditë-natë të akomodimit në hoteleri, Kumbaro tha se, “ edhe kjo shifër është në rritje. Po të shohim shifrat e INSTAT dhe të Bankës së Shqipërisë ka një rritje të netë-qëndrimeve që kanë shkuar nga 2-3 që kanë qenë në 2022 dhe tani jemi në 5-6 dhe kjo ndryshon. Ajo që është më e rëndësishme nuk është se kjo 8.5 milion kanë ardhur vetëm përgjatë sezonit të verës por ka një shtrirje në kohë dhe hapësirë.

Ne po parashikojmë atë që si duhet të jetë turizmi shqiptar në 2030, theksoi ministrja Kumbaro, dhe patjetër turizmi që do ofrojmë në të ardhmen do të jetë i hoteleve me 5 hyje.

“Ne kemi struktura hotelerie të mirë organizuar për atë që e quajmë turizmi mesatar por na duhet të forcojmë dhe të investojmë në turizmin elitar. Deri në fund të vitit mund të kemi 12 deri në 13 milion turistë”.

/a.r

Next Post
Flet miku i Gerti Bogdanit: Nuk abuzonte, bënte jetë të rregullt familjare. Pengu që më ngeli

Flet miku i Gerti Bogdanit: Nuk abuzonte, bënte jetë të rregullt familjare. Pengu që më ngeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In