Pavarësisht se Adrian Fullani nuk arriti të përfitojë vendin e tij të punës si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe dëmshpërblimin moral prej 15 milionë lekësh të reja, ai ka arritur të marrë si dëmshpërblim pagën e një viti të Guvernatorit. Duke llogaritur rrogën mujore të Guvernatorit si dhe honoraret që ky post jep për shkak se është pjesë e Këshillit Mbikqyrës së Bankës, rezulton se Adrian Fullani ka marrë jo pak por 9.045.108 lekë të reja, ose rreth 90 milionë lekë të vjetra.
Kërkesa e Fullanit për dëmshpërblim moral në shumën e 15 milionë lekëve të reja, u kërkua me pretendimet se ai kishte makthe, stres dhe ndërprerje të oreksit…
Paga si guvernator në Bankën e Shqipërisë
525.609 paga mujore
Honorare si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë
228.150 KM honorare mujore
java/ a.k