Përmes një postimi në rrjetin e tij social, njëri prej themeluesve të partisë Sfida për Shqipërinë, Gjergji Bojaxhi ka denoncuar me fakte shkeljen me dy këmbë të rregullave të qarkullimit nga ana e një deputeti të Shqipërisë.
“Duken në ecje, por është parkim në radhë të dytë, thuajse në mes të rrugës. Ja sa mirë i zbatojnë rregullat deputetët tanë! Paguhen me taksat tona që të miratojnë ligje dhe rregulla por janë të parët që i shkelin hapur, përditë, në mes të qytetit.
Edhe sa do t’i durojmë?
E kemi vetë në dorë. Me votë!” shkruan Gjergj Bojaxhi.