Një emigrant shqiptar në Itali ka përfunduar në pranga, pasi në makinën e tij janë gjetur rreth 520 gramë kokainë e pastër. Shqiptari ishte ndaluar nga policia dhe gjatë inspektimit kishte shfaqur shenja nervozizmi.
Sjella e dyshimtë e 40 vjeçarit ka ngritur dyshime tek efektivët, të cilët kanë inspektuar automjetin e shqiptarit përmes qenit për zbulimin e drogës, i quajtur Bacol.
Qeni labrador ka nuhatur sasinë e kokainës së pastër, e cila ishte fshehur pas aparaturës së kilometrazhit të makinës.
Me këtë sasi droge, shqiptari do të fitonte thuajse 200 mijë euro. Javanews/ a.k